Subscribe

Një histori letërsie e ndaluar, për të cilën nuk dihej asgjë edhe pas më shumë se një çerekshekulli zhvillimesh letrare. Ishte viti 1968 kur në shtypshkronjë u ndalua botimi i vëllimit të tretë të “Historisë së letërsisë shqipe”. Arsyeja sipas studiuesve sot janë përjashtimi i disa prej figurave më ndikuese të letërsisë së asaj kohe. Po si u përjashtuan Fishta, Konica dhe Skiroi nga “Historia e letërsisë shqipe”? Përgjigjet vijnë në botimin më të fundit të studiueses nga Kosova, Besa Hoxha. Autorja jo vetëm ka siguruar monografitë, por edhe i boton ato në këtë studim. Ajo që shqetëson jo pak kritikët sot është se pse për më shumë se katër dekada nuk u fol për këtë letërsi të ndaluar? Floresha Dado, rrëfen se Jup Kastrati dhe Ali Xhiku janë ndër të paktët që guxuan të mos e fshehin këtë fakt, por askush nuk e dinin ku ishin monografitë. Këto monografi që u pununan nga Jup Kastrati, Vehbi Bala e një tjetër pa autorësi, por që mendohet të jetë shkruar nga Dhimitër Shuteriqi, dalin në dritë nga arkivat, për t’u botuar pas gati gjysmë shekulli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *