E martë, 27 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Valë ndryshimesh në Policinë e Shtetit, ja kush u largua

Ndryshime në drejtimin e strukturave të Policisë së Shtetit janë shënuar së fundmi, me lëvizje edhe në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Korçë.

Sipas informacioneve, drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, Gëzim Zhupaj është transferuar në një tjetër detyrë dhe është emëruar shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Reklamë

Zhupaj ka ushtruar detyrën e drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Korçë për rreth dy vite.

Në vend të tij, mësohet se është emëruar Luigj Vathi, i cili më herët ka mbajtur detyrën e drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Reklamë

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se lëvizje dhe ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit janë bërë edhe në qarqe të tjera.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë