Subscribe

Vendas dhe te huaj i jane bashkuar eventit me te madh sportiv te atletikes ne Shqipëri. Ne orën 8 te mëngjesit ka startuar maratona ndërkombëtare e vrapit, nga sheshi “Nene Tereza”.

 

2500 vrapues, mes tyre kryetari i bashkisë, përfaqësues te politikes, artit, kulturës, personat me aftësi te kufizuar garuan per tre kategori. Per distancën me te largët prej  21 kilometrash garuan kryesisht profesionistet, kategoria tjetër ishte 10 kilometër, si dhe ajo e personave me aftësi te kufizuar.

 

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj e cilësoi ketë event nje ngjare te veçante për Tiranën dhe turizmin e saj.

 

Edhe kete vit gjysme maratonën prej 21 kilometrash per femra e fitoi atletja shqiptare Luiza Gega, ndërsa per meshkuj Abel Kibet Rop. Ne kategorinë 10 kilometra fitoi Atletia nga Ukraina Olena Popova, ndërsa ne aftësinë ndryshe doli i pari Bledar Suxha.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *