Subscribe

Nis maratona e leximeve në kryeqytet. Përpjekja për ta çuar librin tek publiku është madhe. Nis në rrjetet sociale, teatrot, instalacionet e parqet në Tiranë, e ndryshe nga edicionet e shkuara, këtë vit letërsisë i janë hapur dyert edhe në kafenetë, ku më së shumti i gjejmë të rinjtë.

 

Sot është dita e autorëve shqiptarë, por në këtë betejë artistike për të fituar lexues janë ftuar edhe shkrimtarë të huaj. Poetja austriake Andrea Grill, shkrimtarja gjermane Daniela Danz, autori Nikola Madzirov nga Macedonia, por edhe të tjerë si Muriel Barbery e njohur në të gjithë botën për veprën “Eleganca e iriqit” lexojnë për publikun shqiptar veprat e tyre.

 

Për Ministrinë e Kulturës kjo është një politikë që afron lexuesin, por edhe përkthyesin me vetë krijuesit, paçka se mbështetja për letërsinë nuk ka munguar këto 4 vite.

 

“Mbështetjen e kanë autorët shqiptarë, por nuk kemi cilësi. Në botë vetëm Kadarenë blejnë se pak ia vlejnë të përkthehen.”

 

Tirana jo vetëm do të lexojë në tre ditë, por do të takojë edhe autorët që mbrëmjet poetike dhe ato të leximit do t’i kthejnë biseda me dashamirësit e letërsisë artistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *