Ka nisur këtë të enjtje në Riad të Arabisë Saudite gjykimi i 11 individëve për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Në këtë seancë gjyqësore prokurorët kanë kërkuar dënimin me vdekje për pesë nga të pandehurit.

 

Kashoggi, kritik i Qeverisë saudite, i cili ka jetuar në SHBA, është vrarë pasi ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, më 2 tetor.

 

Prokurorët kanë thënë se ai është vrarë nga një grup agjentësh që është dërguar në Stamboll për ta bindur atë që të kthehet në Arabinë Saudite.

 

Riadi e ka refuzuar kërkesën e Turqisë për të ekstraduar 18 të dyshuar për gjykim, përfshirë 15 agjentë të dyshuar, të cilët thuhet se kanë shkuar në Stamboll për të kryer vrasjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *