Nastasia Urbano ka qenë modele në kopertinën e revistës Vogue si dhe imazh i parfumit Opium të Yves Saint Lauren, e cila në moshën 20 vjeçare ka korrur mjaft sukses në të dy anët e Atlantikut.

 

Ajo është shprehur se ka punuar për disa revista njëkohësisht dhe fitimet e saj shkonin në 1 milion dollar për një vit.

 

Nastasia shoqërohej me emra të ndryshëm si Melannie Griffith, Jack Nicholson, Andry Warhol.

Por çdo gjë ndryshoi pasi njohu bashkëshortin dhe babain e fëmijëve, pasi prej shpenzimeve të mëdha të tij, ajo ka ngelur një e pastrehë në rruget e Barcelonës. Nastsi është shprehur se u dashurua me të por ai përfitoi duke i harxhuar paratë dhe duke e lënë vetëm me rroba trupi.

 

Sot modelja është në depression dhe endet rrugëve dhe shprehet se ndihet e lodhur duke mbijetuar e duke kërkuar lëmosh çdo ditë.

 

“Kërkoj që fëmijët e mi të më shohin mirë dhe të jenë krenarë për mua”- ka treguar ajo.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *