Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
02 June 2026
Vizion fokus

Zelensky: Rusia mund të nis një tjetër valë sulmesh...

Çfarë fshihet në Zvërnec? Avokati: Ka shkelje ligjore, nuk...

Investimi në Zvërnec/ Inxhinieri i mjedisit: U mundësua pas...

Protesta për Zvërnecin, Sefa: Qytetarët kërkojnë transparencë, çfarë më...

Negociatat mund të zhbllokojnë përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim...

35 vjetori i PS, Rama: Sot jemi në misonin...

Protesta për Zvërnecin para Kryeministrisë, qytetarët paraqesin 4 kërkesat...

35 vjetori i PS, Rama: Kur ra regjimi, socialistë...

35-vjetori i socialistëve, Rama batutë me Ruçin: Ai është...

Hezbollahu: Ne nuk do të pranojmë një armëpushim të...

Nga 2026-ta, reduktohet paraja fizike! BSH: Po shkohet drejt shërbimeve digjitale, cash-i është më i kushtueshëm

6 Dhjetor 15:09

Tavani prej 500 mijë lekësh për individët për transaksionet me para fizike për Shoqatën e Bankave është i lartë, por Banka e Shqipërisë thotë se reduktimi i parasë në qarkullim duhet të bëhet në mënyrë graduale, për të dhënë kohë për përshtatje.

“Në gjykimin tonë është një vlerësim që bëhet duke marrë në konsideratë nivelin e qarkullimit të parasë fizike, duke marrë në konsideratë kohën e shkurtër për të cilën këto masa duhet të merren, duhet të ketë kohë të mjaftueshëm për të gjithë individët që të përqafojnë një nismë të tillë. Është një limit që i përshtatet stilit të jetesës së individëve. Në të ardhmen besoj se ky limit do të rishihet gradualisht në ulje”, tha Ledia Bregu, drejtore e Departamentit të Sistemeve të Pagesave, BSH.

Banka Qendrore shpjegon pse në Shqipëri po shkohet drejt veprimeve digjitale.

“Cash-i rezulton që është shumë i kushtueshëm për ekonominë shqiptare. Studimet tregojnë që i kushton rreth 1.7% të PBB përdorimi, administrimi i parasë fizike, shumë më i shtrenjtë sesa paraja elektronike. Dhe në këtë frymë, me idenë e zhvendosjes nga paraje fizike në transaksione digjitale në formë graduale dhe pa pasur efekte negative është ndjekur kjo qasje në bashkëpunim me aktorë të ndryshëm për të vendosur disa objektiva sasiorë të matshëm”, u shpreh Bregu.

Megjithatë, nisma për të pakësuar paranë në qarkullim shoqërohen edhe me rreziqe të shtuara.

“Pjesa më e madhe e rreziqeve lidhet me kulturën e ulët financiare dhe me vulnerabilitetin që mund të ketë përdorimi i këtyre instrumenteve eklektronike, inovatore për ata që nuk i kanë përdorur më parë. Me këto vjen edhe rreziku i mashtrimit, i tjetërsimit, rreziku i ndoshta mungesës së likuiditetit apo faktorët e tjerë që lidhen me një sjellje që është ndryshe nga ajo që individët bënin më parë. Duhet edukimi dhe ndërthurje në legjislacion që e mbron konsumatorin dhe ka mundësi për ta që kur ndodhin këto raste, të kenë një derë ku të trokasin”, tha Ledia Bregu.

Në paketën fiskale për vitin 2026, qeveria ka ulur më tej limitin e transaksioneve që bizneset mund të bëjnë me para fizike, nga 150 mijë lekë në 100 mijë lekë, si edhe për herë të parë ka vendosur kufizimin prej 500 mijë lekësh për veprimet që individët mund të bëjnë me para në dorë.

Paralelisht, qeveria detyron të gjitha bizneset që brenda vitit 2026 të kenë të instaluara pajisje për pagesa elektronike. /vizionplus.tv

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret
Tagged:
BSH Cash Para shërbime dixhitale Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Protesta për Zvërnecin, Sefa: Qytetarët kërkojnë transparencë, çfarë më zhgënjeu

më shumë...

35 vjetori i PS, Rama: Kur ra regjimi, socialistë u bashkuan me Gramozin, ndërsa spiunët themeluan PD-në

më shumë...

35 vjetori i PS, dy porositë e Ruçit: Mos i braktisni socialistët e thjeshtë, mbështesni fort vizionin e Edi Ramës për të ardhmen

më shumë...

“Rilindja” e Pallatit të Kongreseve, pesë studio ndërkombëtare arkitekturore prezantuan projektet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

9:37

Zelensky: Rusia mund të nis një tjetër...

9:34

Çfarë fshihet në Zvërnec? Avokati: Ka shkelje...

9:32

Investimi në Zvërnec/ Inxhinieri i mjedisit: U...

9:20

Protesta për Zvërnecin, Sefa: Qytetarët kërkojnë transparencë,...

8:56

Negociatat mund të zhbllokojnë përpjekjen e Ukrainës...

8:50

Aksident tragjik në aksin Laç-Patok, humb jetën...

7:38

35 vjetori i PS, Rama: Sot jemi...

7:35

Protesta për Zvërnecin para Kryeministrisë, qytetarët paraqesin...

7:28

35 vjetori i PS, Rama: Kur ra...

7:13

35-vjetori i socialistëve, Rama batutë me Ruçin:...

7:10

Hezbollahu: Ne nuk do të pranojmë një...

6:39

Rama i ftoi në dialog, qytetarët refuzojnë,...

6:32

PS feston 35-vjetorin në Pallatin e Kongreseve,...

6:26

35 vjetori i PS, Namik Dokle: Edi...

6:18

OKB: Lufta në Lindjen e Mesme po...

6:16

35 vjetori i PS, dy porositë e...

6:06

“PS ka bërë shtet”, Balla: Kemi fituar...

5:36

35 vjetori i PS, Manastirliu: Tirana motori...

5:24

Trump vendosi armëpushim në Liban!

5:19

Maran nis aventurën kuqezi përballë Izraelit: Ata...

Më të klikuarat

  • Çfarë ndodhi? Dy javë para finales, Agai përjashton fermerin...
  • “Zgjedh të jem në jetë ai që dua”, Visi përplaset me Mozën...
  • Ilir Meta lë përkohësisht qelinë për t’i dhënë lamtumirën e...
  • Rama-protestuesve: Hajde flasim! Po nuk deshët, punët i kemi...
  • Frymëzim për disa breza, Adi Krasta “thyen rregullin” dhe hy...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.