Pavarësisht dështimeve të njëpasnjëshme në zgjedhjet e përgjithshme, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu është rikonfirmuar në krye të partisë së tij “LIKUD”.

Në zgjedhjet e së enjtes, ai arriti të sigurojë 72.5% të votave, kundrejt rivalit të tij Gideon Saar, i cili mori vetëm 27.5%.

Zgjedhjet për kreun e ri të partisë ishin një provë për Netanjahun, i cili do të garojë sërish në zgjedhjet e tjera kombëtare brenda vitit.

Kundërshtari i tij pranoi humbjen dhe u shpreh se do të mbështesë 70 vjeçarin në votimet e muajit mars.

Netanjahu është përballur me një sërë akuzash për korrupsion, duke shkaktuar një pakënaqësi të madhe në vend. Një gjë e tillë ka ndikuar drejtpërsëdrejti në zgjedhjet e përgjithshme, ku izraelitët kanë vendosur të mos i japin mundësinë për një fitore absolute.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *