Subscribe

Në një kohë që familja Tola hapi dyert e mortit për tre viktimat e të premtes, Rajmondën dhe dy fëmijët e saj, të afërmit hedhin poshtë dyshimin e helmimit nga gazi dhe mangalli.

Të afërm të familjes të cilët kanë asistuar të parët paraditen e së premtes ku konstatuan trupat e pajetë të Rajmonda, Rudina e Fatjon Tolës thanë se nuk kanë gjetur bombul gazi në dhomën e gjumit ku janë gjetur katër pjestarët e familjes mes tyre edhe vajza e vogël Merita e cila është e vetmja e mbijetuar në këtë tragjedi.

Familjarët thanë se dyshimi bie mbi ushqimin që kanë gjetur aty. Megjithatë grupi hetimor ka punuar për të sqaruar shkaqet e kësaj tragjedise ndonëse me rëndësi është dalja e rezultateve të mjekësisë ligjore.

E vetmja që mbijetoi nga kjo ngjarje shumë e rëndë në Ostren të Bulqizës ishte vajza 15 vjeçare Merit, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin “Nënë Tereza”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *