Një nënë e re 25-vjeçare, e cili lindi foshnjën e saj një ditë më pari në spitalin e Peshkopisë, është transportuar me helikopter të Forcave Ajrore në drejtim të Tiranës.

 

Sipas informacioneve bëhet me dije se nëna e re pas lindjes ka shfaqur komplikacione në zemër dhe u kërkua ndërhyrja nga ajri për transportimin me urgjencë drejt Tiranes.

 

“25-vjecarja Trendafile Demiri eshte bere nene per here te pare ne orët e vona te mbrëmjes se djeshme ne spitalin e Peshkopise. Pas lindjes ajo ka shfaqur komplikacione ne zemer dhe u kërkua ndërhyrja nga ajri per transportimin me urgjence drejt Tiranes. Nena e re sapo u soll ne spitalin “Nene Tereza” nga efektivet e helikopterit EC-145 te Forces Ajrore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *