Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 August 2026
Vizion fokus

A ndikon përçarja SHBA-Europë tek Ballkani Perëndimor?

Mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë në këshillim bashkiak të...

Netanyahu e quajti Britaninë një “Republikë Islamike”

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain, dy të arrestuar në...

Aksident i rëndë hekurudhor, treni me 150 pasagjerë del...

Avionët luftarakë të NATO-s rrëzojnë dronin që hyri në...

Përmbytje masive në Japoni, 6 viktima dhe mijëra të...

Havai i kërkon Trumpit më shumë armë për Ukrainën

Dinamo mund 4 me 0 Audan, shkon për herë...

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë, shkatërrojnë me...

Negociatat për “dekriminalizimin”

2 Mars 16:56

Këshilli i Rregullores dhe Mandateve mblidhet për shqyrtimin e akteve nënligjore per dekriminalizimin, miratimi i te cilave sipas afateve te parashikuara ne ligj duhet bere ne seance e nesërme. Ne mungese te konsensusit, secili prej kampeve politike ne këtë mbledhje do te shkoje me variantin e tij dhe deputeteve tashme iu janë shpërndare drafti i hartuar nga PS dhe drafti i hartuar nga PD. Por ajo qe bie ne sy ne këto dokumente qe iu jane shpërndare deputeteve është nje memo e përgatitur nga juristet e kuvendit, e cila sqaron se parlamenti, nuk mund t’i miratoje aktet nënligjore per dekriminalizimin, pasi ato kane karakterin e një akti normativ me fuqi në të gjithë territorin e vendit. Edhe pse mazhoranca dhe opozita me konsensus kishte vendosur qe këto vendime te kalonin ne kuvend, memoja e përgatitur nga juristet thekson se kuvendi ne këtë rast nuk mund ta shprehe vullnetin e tij me vendim, por me ligj. Për me teper, ne këtë dokument theksohet se vendimi parashikon rregulla të detajuara lidhur me mënyrën sesi do të veprojë organi i Prokurorisë për të bërë verifikimin e ekzistencës së kushteve të ndalimit për personat, për të cilët kërkohet verifikimi, e kjo nuk mund te behet me shumice te thjeshte votash
“Konstatohet se, miratimi me vendim nga kuvendi, me një shumicë të thjeshtë (referuar bazës ligjore të projektvendimit), sjell përplasje në hierarkinë e normave, pasi aktet e Prokurorisë janë të miratuara me një shumicë të cilësuar prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të kuvendit”. Thuhet ne memon e përgatitur nga kuvendi e cila ve ne pikëpyetje te gjithë procesin e dekriminalizimit. Përtej problematikes se re qe sjelle kjo memo per fatin e dekriminalizimit, palët nuk kane gjetur gjuhen e përbashkët edhe për formularin e vetedeklarimit. Formulari i propozuar nga partia socialiste ka 15 faqe dhe ajo qe bie ne sy eshte qe per çdo person te zgjedhur apo zyrtar te larte, kërkohet qe ne rast dënimi nga Gjykatat shqiptare apo te huaja plotësuesi i tij, duhet te saktësoje veprën penale per te cilën është dënuar, por vetëm ato vepra qe janë subjekt i ligjit te dekriminalizimit. Ndërsa formulari i hartuar nga demokratet ne pamje te pare është me i thjeshte. Ne te nuk kërkohen specifikime te veprës penale per te cilën personi akuzohet apo edhe dënuar. Por ky dokument kërkon me shume te dhëna se ai i hartuar nga maxhoranca dhe kërkon deklarimin e çdo lloj vendimi apo mase ndalimi. Përveç vendimit gjyqësor apo masave ndaluese, formulari i vetedeklarimit kërkon qe zyrtari i larte te tregoje edhe rastet kur ka jetuar për me shume se nje muaj jashtë shtetit. Ne këndvështrimin e opozitës nje formular i tille nuk le shtigje te hapura dhe jep te gjithë treguesit e nevojshëm per te kontrolluar nëse nje person ka apo jo rekorde kriminale. Por per mazhorancen kjo është e papranueshme, pasi formulari i vetedeklraimit nuk mund te kaloje parashikimet qe bën ligji i dekriminalizimit dhe këtu duket se kane ngecur negociatat.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Aktet Nënligjore Dekriminalizimi Formular Gjykata Këshilli i Rregullores Mazhoranca Parlamenti Partia Socialiste

Nga e njëjta kategori

Mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë në këshillim bashkiak të Selenicës, kundërshtojnë bashkimin me Vlorën

më shumë...

DETAJE/ Antidroga bleu kokainë për të zbuluar rrjetin, si ranë në kurth dy të rinjtë

më shumë...

Përkeqësohet situata nga zjarri në Lurë, flakët i afrohen banesave

më shumë...

Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në 24 orë, 11 aktive, situatë e vështirë në Lurë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

2:00

Për 1 javë grabiti 8 biznese, “skifteri”...

1:29

A ndikon përçarja SHBA-Europë tek Ballkani Perëndimor?

1:29

Arti në zi, ndahet nga jeta aktori...

1:15

“Rikthimi” i Shkollës së Vashave, ndërtesa me...

1:08

Pse hidhet monedhë në det me 14...

12:50

Kurti iu bën thirrje partive për takim:...

12:35

Mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë në këshillim...

12:14

Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn...

11:33

DETAJE/ Antidroga bleu kokainë për të zbuluar...

11:32

Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe...

11:24

Zjarri në Daias dhe Gurrë, forcat ajrore...

11:12

Netanyahu e quajti Britaninë një “Republikë Islamike”

11:02

“Instagram” vjen me një ndryshim të ri

10:55

Policia aksion antidrogë në Tiranë, arrestohen dy...

10:46

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën...

10:25

Një muaj dietë vegane mund të ndikojë...

10:19

Përkeqësohet situata nga zjarri në Lurë, flakët...

10:05

Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në...

10:02

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain, dy të...

9:57

Aksident i rëndë hekurudhor, treni me 150...

Më të klikuarat

  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • “Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare ish-kry...
  • E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 62-vjeçare profesori i...
  • Rama pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën: Ukraina gabon...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.