Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 July 2026
Vizion fokus

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin e Bajernit

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me Iranin, por...

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë Saudite

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës së SHBA...

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak

Zjarre të shumta përfshijnë Portugalinë, digjen mijëra hektarë me...

Stuhia në malin Elbrus, humbin jetën pesë alpinistë

“Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS:...

Hetimi për kompanitë celulare/ Autoriteti i Konkurencës: Paketa më...

Negociatat hapen në qershor 2019

26 Qershor 22:36

Shqipëria merr bashkë me Maqedoninë vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit në qershor 2019. Pas një debati maratonë në Luksemburg, ministrat e jashtëm të vendeve anëtarë i thanë po nisjes së bisedimeve, duke vënë njëkohësisht dhe kushte për dy vendet.

 

Komisioneri për zgjerimin Johanes Han shprehu i pari gëzimin për këtë arritje, duke shkruar në twitter se ky ishte një sinjal i qartë për rajonin qe reformat shpërblehen.

 

Në dokumentin e këshillit të çështjeve të përgjithshme, vlerësohen arritjet e bëra në Shqipëri.

 

Duke pasur parasysh progresin e mësipërm, në veçanti për pesë prioritetet kyçe, Këshilli pajtohet që t’i përgjigjet pozitivisht progresit të mësipërm të bërë nga Shqipëria dhe përcakton rrugën drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në qershor të vitit 2019.

 

Këshilli nënvizon nevojën kritike që Shqipëria të konsolidojë më tej progresin e bërë në reformën gjyqësore në veçanti përmes verifikimit dhe të japë rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht në kultivimin dhe trafikimin e drogës, ruajtjen dhe thellimin e momentit aktual të reformës.

 

Kjo përfshin avancimin e Vettingut, ngritjen e Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byrosë Kombëtare të Hetimeve si dhe forcimin e procesit të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë edhe nivele të larta.

 

Për këtë qëllim, Këshilli i bën thirrje Komisionit që të vëzhgojë nga afër përpjekjet e mësipërme të reformës nga Shqipëria dhe do të vlerësojë progresin në bazë të raportit vjetor të Komisionit.

 

Këshilli kujton që vendimi për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë do t’i nënshtrohet përfundimit të procedurave parlamentare kombëtare dhe miratimit nga Këshilli Evropian dhe do të pasohet nga Konferenca e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit 2019, në varësi të progresit të bërë. Këshilli thekson që ky vlerësim i progresit duhet të përfshijë rezultate të tjera të prekshme dhe të qëndrueshme duke u përqendruar në veçanti në sundimin e ligjit.

 

Këshilli i kushton një rëndësi të veçantë edhe zgjedhjeve si dhe zvogëlimit të numrit të azilkërkuesve dhe gjithashtu i kërkon Komisionit të sigurojë që kjo të merret parasysh.

 

Nevojën për progres e vuri në dukje edhe ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva, vendi i së cilës mban presidencën e BE-se.

 

Arritja e një vendimi nuk ishte e lehtë. Të gjithë po shpresonin diçka. Të arrinim një marrëveshje mes një debati të gjatë në të mirë të dy vendeve, ishte më mirë se asgjë. Kjo është hera e parë që Shqipëria merr një rekomandim nga komisioni. Ky është raporti i parë për marrjen e propozimit për hapjen e negociatave që nga marrja e statusit te vendit kandidat. Pavarësisht se është vendosur në 2019 data për fillimin e procesit, dy qeveritë, e Shqipërisë dhe Maqedonisë, duhet të vazhdojnë në implementimin e reformave.

 

Tre vendet që shfaqën më shumë kundërshti në mbledhjen e ministrave të jashtëm ishin Franca, Holanda dhe Danimarka. Ndërsa Gjermani deklaroi që në fillin votën e saj pro. Tashmë i takon Këshillit Evropian në samitin e 28 dhe 29 nëntorit që të zyrtarizojë vendimin e Luksemburgut.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
negociata qershor 2019

Nga e njëjta kategori

“Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS: Shehaj nxorri fytyrën e vërtetë, vesi del me shpirtin

më shumë...

“San Nicolas” inaugurohet në Palasë! Projekti i “Concord Group” sjell një përvojë unike dhe koncept të ri për rivierën

më shumë...

Miratohet marrëveshja me SHBA, ministri i Mbrojtjes: Investim strategjik për sigurinë kombëtare!

më shumë...

Marrëveshja prej 302 mln dollarësh, Balla: Mbështetja më e madhe që SHBA i jep Shqipërisë!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:41

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin...

10:28

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me...

10:25

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni...

10:15

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell...

10:09

A ekziston shqisa e gjashtë?

9:49

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë...

9:26

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

9:07

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës...

8:43

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak

8:04

Zjarre të shumta përfshijnë Portugalinë, digjen mijëra...

8:00

Stuhia në malin Elbrus, humbin jetën pesë...

7:40

“Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e...

7:37

“San Nicolas” inaugurohet në Palasë! Projekti i...

6:54

Hetimi për kompanitë celulare/ Autoriteti i Konkurencës:...

6:39

Të gjithë “sytë” nga Ernest Muçi, pas...

6:34

Miratohet marrëveshja me SHBA, ministri i Mbrojtjes:...

6:16

Fundi i korrikut sjell lajme të mira...

6:10

Vrasja e gazetarit italian, gjykata lë në...

6:01

Kurti takon Sorensen, ja çfarë diskutuan

5:58

Situatë e vështirë nga zjarret në Francë...

Më të klikuarat

  • “Situata më e vështirë e karrierës sime 12-vjeçare”, flet po...
  • Përgatituni për ndryshime të momentit të fundit! Horoskopi j...
  • Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore në fshat
  • Lezhë/ I bie arma nga çanta në spital dhe shkrepet pa dashje...
  • Parashikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temper...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.