Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

25 vite nga 11 Shtatori, Begaj nderon 2,977 viktimat:...

11 Shtatori që ndryshoi përgjithmonë Amerikën dhe botën! 25...

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern shkëlqejnë, Como...

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6...

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan historinë me...

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të SHBA-së në...

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan historinë në...

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin: Mund të...

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës artificiale në...

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun që dëshiron...

Hetimi për kompanitë celulare/ Autoriteti i Konkurencës: Paketa më të favorshme për pensionistët dhe studentët

27 Korrik 18:54

Autoriteti i Konkurrencës ka përfunduar hetimin e thelluar ndaj dy kompanive të telefonisë celulare, “Vodafone Albania” dhe “One Albania”, duke dalë me disa gjetje dhe rekomandime konkrete.

Sipas autoritetit, gjatë verifikimit janë vënë re rritje të ngjashme të çmimeve, paketa të përafërta dhe mungesë transparence ndaj abonentëve.

Në përfundim të hetimit, Autoriteti vendosi që brenda 90 ditëve, dy kompanitë të sjellin oferta më të favorshme për pensionistët dhe studentët.

Po ashtu, ato detyrohen të garantojnë akses në paketat më të lira edhe në pikat fizike të shitjes, si dhe të njoftojnë abonentët të paktën 30 ditë përpara, për çdo ndryshim çmimi apo shërbimi.

Pas përfundimit të kontratës, abonentët do të kenë të drejtë të kalojnë në paketa më të lira, pa penalitete.

NJOFTIMI:

Autoriteti i Konkurrencës, në përfundim të hetimit të thelluar ndaj Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA në tregun me pakicë të shërbimeve celulare ka vendosur kushte dhe detyrime specifike që reflektojnë ankesat e konsumatorëve pranë Autoritetit. Vendimi i Komisionit të Konkurrencës synon korigjimin e shqetësimeve konkrete që kanë prekur konsumatorët dhe garantimin e çmimeve më të lira për shtresën e pensionistëve dhe studentëve, si dhe më shumë transparencë e mundësi zgjedhjeje për abonentët e të dy operatorëve. Gjatë periudhës së hetuar u konstatuan rritje progresive dhe të përafërta të çmimeve, ngjashmëri e lartë ndërmjet paketave, reduktim i ofertave me çmime të ulëta dhe mangësi në dokumentimin e kostove që justifikojnë ndryshimet tarifore. Për pasojë, Autoriteti i Konkurrencës vendosi masa konkrete në interes të qytetarëve.

Sipas vendimit: • brenda 90 ditëve, të dy operatorët duhet të ofrojnë paketa të veçanta më të favorshme për pensionistët dhe studentët 18–23 vjeç; • paketa më e lirë duhet të jetë realisht e disponueshme edhe në pikat fizike të shitjes, jo vetëm në aplikacione online apo kanale digjitale; • pas përfundimit të kontratës, çdo abonent duhet të ketë të drejtë të kalojë në një paketë më të lirë, pa penalitete dhe pa pengesa të pajustifikuara; • çdo ndryshim në çmim, përmbajtje apo vlefshmëri të paketës duhet t’i njoftohet individualisht abonentit, qartë dhe të paktën 30 ditë përpara; • çdo rritje çmimi duhet të mbështetet në analiza të dokumentuara të kostove dhe ky dokumentacion duhet të ruhet për pesë vjet; • paketat e reja duhet të kenë diferencim real dhe të mos kufizojnë zgjedhjen e konsumatorit; • kontratat tip duhet të marrin vlerësimin paraprak të Autoritetit të Konkurrencës për shmangien e klauzolave të padrejta; • procedura dhe afati për bartjen e numrit nga një operator te tjetri duhet të shkruhen qartë dhe kuptueshëm në kontratë.

Vendimi nr. 1307 i datës 24/07/2026 korrigjon probleme konkrete të konsumatorit: mungesën e informimit, vështirësinë për të zgjedhur një paketë më të lirë, aksesin e kufizuar në ofertat ekonomike, paqartësitë kontraktore dhe mungesën e alternativave për shtresa me të ardhura të ulëta.  Të gjitha detyrimet e vendosura nga Autoriteti i Konkurrencës do të monitorohen për një vit nga hyrja në fuqi e vendimit.  Në rast moszbatimi të një prej pikave të vendimit, Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA do të përballen me penalitetet e parashikuara nga ligji.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Ekonomi Vendi
Tagged:
Autoriteti i Konkurrencës One Albaniac Vizion Plus vodafone albania

Nga e njëjta kategori

25 vite nga 11 Shtatori, Begaj nderon 2,977 viktimat: Amerika nuk mposhtet nga asgjë

më shumë...

Ulen temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

më shumë...

“Tregohu i kujdesshëm me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

më shumë...

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet me 6 vite burg

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:51

25 vite nga 11 Shtatori, Begaj nderon...

8:44

11 Shtatori që ndryshoi përgjithmonë Amerikën dhe...

8:26

Ulen temperaturat, parashikimi i motit për ditën...

8:20

“Tregohu i kujdesshëm me shpenzimet”, parashikimi i...

11:15

Champions League nuk zhgënjen! United e Bayern...

10:48

Grabiti 9 banesa në Austri, shqiptari dënohet...

10:32

Nga “Seria D” në Champions! Fabregas shkruan...

10:30

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i...

10:23

Irani pretendon se goditi mjetin vëzhgues të...

9:56

40 vjeç, por ende legjendë! Neuer shkruan...

9:49

Mpiksja e gjakut në krah, gjithçka që...

9:42

Trump ndryshon qëndrim për luftën me Iranin:...

9:35

Anthropic bllokon përpjekjet për përdorimin e inteligjencës...

9:22

Pyetje të thjeshta që zbulojnë menjëherë një...

8:59

Topi i Artë? Jo! Mbappe zbulon trofeun...

8:57

Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 7...

8:39

Zjarr në një anije mallrash në Kinë,...

8:25

“Gjyqtari paguhet më shumë se Presidenti”, juristi:...

8:20

NATO shkatërron operacionin sekret rus

7:49

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku:...

Më të klikuarat

  • Tmerr në mes të restorantit, avokati tenton të vrarë ish-gru...
  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Kapen dy autobusë me mish e peshk të kontrabanduar nga Greqi...
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • Kush është “gruaja e bletëve”, që u arrestua bashkë me bashk...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.