Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

Monstër apo e sëmurë prej ilaçeve? Gjyqi që po...

Mjekët kryejnë ndërhyrjen e rrallë, heqin gurin 3.1 kg...

Arrestimet e prodhuesve të dronëve në Rusi vënë në...

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, arrestohet një nga autorët,...

Pamje të reja nga arrestimi i El Chapos, si...

Erdogan bisedë telefonike me Trump, presidenti turk kërkon diplomaci...

VIDEO/ Momente tmerri për nxënësit në gjimnazin në Filipine,...

Shkoi në plazh vetëm 24 orë pas tërmetit vdekjeprurës,...

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion mbi Izraelin

Situatë e vështirë nga zjarret në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 300 mijë persona

27 Korrik 17:58

Franca dhe Spanja po përballen me një nga sezonet më të rënda të zjarreve në dekadat e fundit. Si pasojë 300 mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra zjarrfikës vijojnë betejën për të vënë situatën nën kontroll.

Franca po përjeton zjarret më të rënda në 20 vitet e fundit, ndërsa autoritetet në Madrid i kanë cilësuar flakët si më shkatërrueset në historinë e rajonit. Situata vjen pas një vere të karakterizuar nga temperatura ekstreme, që në shumë zona të Evropës kanë kaluar 40 gradë Celsius.

Në Spanjë, tre vatra të mëdha zjarri në malet pranë Madridit kanë djegur rreth 770 kilometra katrorë sipërfaqe.

Ndërkohë, në Francë, rajoni i Gironde, pranë qytetit të Bordeaux, mbetet më i godituri, ku mbi 200 mijë banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkatërruar pyje dhe toka bujqësore në një nga rajonet më të njohura të prodhimit të verës në Francë. Brenda më pak se katër ditësh janë djegur mbi 420 kilometra katrorë, një sipërfaqe rreth katër herë më e madhe se Parisi. Zjarri ndodhet tashmë vetëm 15 kilometra në jug të Bordeaux.

Autoritetet franceze kanë ngritur alarmin edhe për rrezikun që flakët paraqesin ndaj objekteve ushtarake dhe industriale të ndjeshme, përfshirë impiante që lidhen me raketat balistike, motorët raketorë dhe përpunimin e substancave kimike të rrezikshme.

Sipas ekspertëve, intensiteti i zjarreve ka krijuar edhe të ashtuquajturat “stuhi zjarri”, një fenomen i rrallë atmosferik që formohet nga nxehtësia ekstreme e flakëve. Këto re mund të prodhojnë vetëtima, të cilat rrezikojnë të ndezin vatra të reja zjarri, duke e bërë situatën edhe më të vështirë për ekipet e emergjencës.

Për të frenuar përhapjen e flakëve, Franca ka angazhuar avionë zjarrfikës të tipit Canadair, të aftë të marrin deri në 6 mijë litra ujë nga deti ose liqenet brenda pak sekondash dhe ta hedhin atë mbi vatrat aktive. Në terren operojnë rreth 2.500 zjarrfikës, 1.500 ushtarakë dhe 1.200 efektivë policie e xhandarmërie.

Në zonat më të rrezikuara pranë Lacanau, makineri të rënda janë përdorur për të krijuar breza mbrojtës pa bimësi, me gjerësi deri në 100 metra, për të ndaluar avancimin e flakëve.

Edhe autoritetet spanjolle po përdorin taktika të ngjashme në përpjekje për të kontrolluar situatën. Delegati i qeverisë në Madrid, Francisco Martin, e cilësoi zjarrin si “pa dyshim më të madhin në historinë e rajonit të Madridit”.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Franca Spanja Vizion Plus Zjarret

Nga e njëjta kategori

Monstër apo e sëmurë prej ilaçeve? Gjyqi që po trondit SHBA-në, nëna akuzohet për vrasjen e tre fëmijëve të saj

më shumë...

Mjekët kryejnë ndërhyrjen e rrallë, heqin gurin 3.1 kg nga fshikëza e një 55-vjeçari

më shumë...

Zjarri në pyjet e Tërbunit, nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve, në ndihmë të zjarrfikësve edhe banorët e zonës

më shumë...

“Albin Kurti ndaleni bllokadën”, PDK-ja vazhdon protestën para Qeverisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:33

Monstër apo e sëmurë prej ilaçeve? Gjyqi...

10:26

Arrestohet autori i vrasjes së turistit francez,...

10:18

Detaje nga vrasja e turistit francez në...

10:14

Mjekët kryejnë ndërhyrjen e rrallë, heqin gurin...

10:09

Zjarri në pyjet e Tërbunit, nis ndërhyrja...

9:58

“Albin Kurti ndaleni bllokadën”, PDK-ja vazhdon protestën...

9:56

Arrestimet e prodhuesve të dronëve në Rusi...

9:48

24 vatra zjarri në 24 orët e...

9:37

Aksident i trefishtë në Kosovë, një i...

9:32

Fluks i madh në Portin e Vlorës,...

9:31

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, arrestohet një...

9:29

Pamje të reja nga arrestimi i El...

9:13

Erdogan bisedë telefonike me Trump, presidenti turk...

9:11

VIDEO/ Momente tmerri për nxënësit në gjimnazin...

9:03

Shkoi në plazh vetëm 24 orë pas...

8:53

Parashikimi i motit për ditën e sotme

8:41

FOTO/ Ky është i riu nga Hasi...

8:27

“Mund të marrësh një lajm pozitiv në...

8:21

Ambulanca përplas makinën me targa greke në...

8:18

I riu nga Hasi vret me thikë...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton drejtorin...
  • Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari humb jetën...
  • Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por u vetëdo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.