Subscribe

Veiz Muça, është një tjetër punëtor, që kujton me dhimbje të shtunën e 15 marsit 2008, ku rreth orës 12:05 minuta, një shpërthim e më pas disa të tjerë në depon e çmontimit të armëve, do u merrte jetën 26 personave, qindra të plagosur dhe qindra shtëpi do të shkatërroheshin plotësisht.

 

Në dëshminë e tij këtë të premte para togave të zeza, Muça ka thënë se shpërthimi ka ndodhur pasi ai është larguar 200 metra nga depoja, duke shtuar se në momentin e shpërthimit kishte 39 konteinerë me barut.

 

Kam mbaruar shkollën e mesme ushtarake në Zallherr. Kam punuar punë të ndryshme në ndërtim dhe në ushtri kam qenë tek këmbsoria. Në Gërdec kam punuar nga 12 Qeshori 2007-15 Mars 2008. Në punë më  ka marrë Dritan Minxolli atë e njihja dhe i kam kërku punë. Ai më ka shpjegu çdo gjë. Aty medova se bëhej demontimi i fishekëve. Delijorgjin nuk e njoh e kam parë por ai s’ka pasur kontakt me mua. Fillimisht isha brigadier dhe kontrolloja punën e atyre që merreshin me shkarkimin e predhave. Por ata i hidhin tutje dhe për këtë u zura me Dritanin. Pasi i thashë që puntorët nuk janë të kujdesshëm ai më shkarkoi nga aty dhe më dërgoi diku tjetër, po brigadier. Aty vinin të gjitha llojët e artilerive, për predhat 100 mlm kishte një poligon ( blloku i betonit me vrima) paisje të tjera s’kishte. Zjarre të vogla ka pasur por janë fikur me fikset e zjarrit. Kishte njerëz të tjerë që merreshin me ato punë. Në Gërdec ishte baruti i dy ditëve pasi nuk kishte vend në konteiner për ta vendos dhe nuk ishte dërguar as në fabrikë.  Ditën e ngjarjes iku Dritani përpara dola dhe unë porosita rojen të mos fuste njëri brenda.  Ngjarja ndodhi kur sapo isha largu 200 metra më poshtë. Zjarri ka fillu aty ku bëhej demontimi. Baruti trasportohej me karroca. Kur prisheshin karrocat i riparonte ai Delu e kishte shpinë aty afër. Sipas asaj që më kanë tregu puntorët zjarri ka fillu tek një karrocë me barut. Karroca i ishte prish djalit të atij Deliut. Ai e kishte dërgu në shtëpi dhe e kishte ngjit. Unë atë ditë nuk i kam dhënë leje askujt. Deliu i thoshte drejtorit Dritanit që i saldonte ai karrocat nga dy-tre në ditë që dëmtoheshin. Dua të them diçka, babëzia e ushtrisë për të sjellë sa më shumë municion dhe babëzia e punëtorë për të bërë sa më shumë punë për të arrit normën i shkelnin rregullat në punë. Të më thuash sot që të shkosh të bësh atë punë sikur 1 milion në ditë të më japin nuk shkoj më. Në momentin e shpërthimit kishte 39 konteinerë me barut”.

 

Ka qenë kjo deklarata e dëshmitarit Veiz Muçi në procesin e Gërdecit që shënoi pikënisjen e debatit me avokatin e të pandehurit, Fatmir Mediu.

 

Visha u shpreh se ky moment është i rëndësishëm sepse është në kundërshti me urdhërin e ministrit. Po ashtu dy deklarime kontradiktore, ai i sotmi dhe i ditës së shpërthimit bëri që debatet të ngrinin tonet në sallën e GJKKO.

 

Në deklarimin e sotëm, Veiz Muça tregoi se ai ka qenë për drekë në Vorë dhe më pas kur është afruar ka ndodhur shpërthimi i parë, kur sipas tij, ai humbi dhe ndjenjat. Më pas, ndodhi shpërthimi i dytë, kur sërish humbi ndjenjat.

 

Atë ditë ditë ika vetëm dhe hëngra në Vorë në restorant. Ishte e vetmja ditë që sikur më foli zoti dhe u largova, pasi çdo ditë tjetër haja në zyrë në fabrikë, por atë ditë ika. Kur po kthehesha nga dreka, ndodhi shpërthimi i parë, rashë pa ndjenja, më përmendën dy gra, më shkundën. I dhashë makinës sërish deri te nënkalimi i Gërdecit, aty ndodhi shpërthimi i dytë dhe rashë sërish pa ndjenja. Erdhi një shoku im i ngushtë, shkoi mori gomën se mu ça tek ofiçina, pastaj erdhi e rregulloi dhe më çoi mu ate spitali i traumës. Ditën e shpërthimit më mori policia në shtëpi, kur drejtohej nga Shemsi Prençi, më çoi në Vorë për deklarime. Ka qenë dita kur qeveria ishte mbledhur në Vorë, Fatmir Mediu, Sabri Godo etj””, ka thënë ai.

 

Visha kundërshtoi këtë deklaratë pasi me 15 mars, ditën e ngjarjes, dëshmitari ka deklaruar tjetër gjë.

 

Unë isha në mjetin tim me drejtorin Dritan Minxolli, makinën e drejtonte ai. Sapo dolëm nga fabrika, ndodhi shpërthimi, menjëherë më pas edhe shpërthimi tjetër. më përmendën dy gra, por drejtorin nuk e pashë aty kur u përmendda, duhet të jetë kthyer në fabrikë”, ka thënë Muça në deklarimin e 15 marsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *