Subscribe

Janari i vitit 2020 pritet me ndryshime per sa i përket sistemit fiskal. Te gjitha bizneset do te deklarojnë ne shtet xhiron mujore përmes faturave elektronike ne kohe reale. Ndërkohe qe kasat aktuale nuk do te dalin jashtë përdorimit, por ne to do te përfshihet sistemi i ri elektronik qe do te përdoret edhe nga telefoni.

 

Ky projekt  parashikon detyrimin e aplikimit të faturës elektronike dhe regjistrimin e pagesave të faturave pa para në dorë, si një fushë e re qe deri më tani ka qene e parregulluar.

 

Drafti “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”është hedhur sot për konsultim publik dhe deri në fund të muajit gusht do të zhvillohen bisedime me bizneset dhe me grupet e interesit.

 

Ky ligj synon minimizimin e nivelit të ekonomisë informale në vend. Përmes raportimit në kohë reale të të dhënave dhe për rrugën që ndjek një produkt nga prodhuesi deri tek konsumatori final do të mund të kontrollohen të gjitha hallkat duke eliminuar abuzimet.

 

Per sa i përket pagesës qe do te bëjnë bizneset, kjo do te diskutohet gjate konsultimit publik pasi ministria ende nuk ka bere nje studim mbi kostot qe do te rendojnë ndaj tregtareve dhe sipërmarrësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *