Flakët e zjarrit dhe retë e tymit prej 4 ditësh kanë pushtuar fshatra të tërë të bashkive Vau Dejës dhe Shkodër, nga djegiet në landfillin e Bushatit.
Bashkëjetesa me tymin dhe aromën kundërmuese është kthyer në një sfidë me vete për këto familje, që e cilësojnë katastrofike situatën në fjalë.
Të favorizuara nga era, mbeturinat po vazhdojnë të digjen pavarësisht përpjekjekjeve të forcave zjarrfikëse. As reshjet e shiut për dy ditë me rradhë por as zjarrfikëset nuk arritën të shuajnë flakët.
Aktualisht po hidhet dhe për të izoluar zjarrin por tymi vazhdon te jete ende problematik. Për shkak të shtresave të depozitimit te mbeturinave, dyshohet se zjarri ka depërtuar në thellësi duke e bërë më të veshtirë fikjen e tij.





