Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 April 2026
Vizion fokus

Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE

Irani: Kemi kapur dy anije në Ngushticën e Hormuzit

“Rama mbrojti aferat e AKSHI-t”,Berisha lexon pronat e sekuestruara...

Inspektohet nënstacioni “Tirana 3”, Karakaçi: Investim kyç për sigurinë...

“Karçanaj, 200 mijë euro rryshfet”, SPAK: Paratë ishin futur...

Kontrollet në call center-a, AMP ndalon një polic, burime:...

Britania pret personel ushtarak nga 30 vende për Ngushticën...

SPAK dhe autoritetet franceze aksion kundër call center-ave, kontrolle...

Biznesi: Nafta na ka çakorduar! Sipërmarrësit, apel qeverisë: ose...

Pas ndërrimit të pushtetit në Hungari, BE-ja gati të...

Inspektohet nënstacioni “Tirana 3”, Karakaçi: Investim kyç për sigurinë energjetike

22 Prill 14:33

Ministri Enea Karakaçi zhvilloi një inspektim në punimet e nënstacionit “Tirana 3”, një projekt i rëndësishëm për rritjen e sigurisë energjetike në kryeqytet. Në këtë vizitë morën pjesë përfaqësues të Ministrisë Gjermane, ambasadës gjermane dhe të KfW, partner kryesor në financimin e projektit.

Gjatë fjalës së tij, ministri theksoi se nënstacioni i ri po ndërtohet në një zonë ku më parë nuk ka ekzistuar një i tillë dhe do të lidhet përmes tre linjave 110 kV me nënstacionet ekzistuese në Traktorë, Selitë dhe Farkë. Ky investim krijon një lidhje unazore në rrjetin e transmetimit, duke rritur ndjeshëm qëndrueshmërinë dhe cilësinë e furnizimit me energji për Tiranën.

Sipas tij, projekti është pjesë e një bashkëpunimi të suksesshëm me KfW dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit, i cili përfshin edhe investime të tjera strategjike, si linjat e interkonjeksionit me rajonin dhe projektet për dixhitalizimin e sistemit energjetik.

Ministri nënvizoi gjithashtu se Tirana, si qyteti me ritmin më të lartë të zhvillimit dhe ndërtimit në vend, kërkon investime të vazhdueshme për të garantuar furnizim të qëndrueshëm. Në këtë kuadër, ai përmendi edhe projekte të tjera në kryeqytet, si nënstacioni nëntokësor në qendër, ai i Zogut të Zi dhe investimet në zonën e Kinostudios.

Reagimi i ministrit Enea Karakaçi:

Kënaqësi të isha sot me përfaqësues të Ministrisë Gjermane, ambasadën Gjermane dhe përfaqësues të KfW, në punimet dhe ecurinë e punimeve të këtij nënstacioni shumë të rëndësishëm për sigurinë energjetike të Tiranës. Jemi në nënstacionin Tirana 3, i cili përmban punimet ndërtimi i nënstacionit të ri, në një zonë jeshile që nuk ka pasur nënstacion më para dhe me tre linja 110kV që dalin nga këtu dhe lidhen me nënstacionin e Traktorave, nënstacionin e Selitës dhe nënstacionin e Farkës.

Ky investim është shumë i rëndësishëm për sigurinë energjetike të Tiranës pasi krijon një lidhje unazore me pjesë të tjera të nënstacioneve të Tiranës dhe është një bashkëpunim shumë i suksesshëm me kfW i cili në fakt në vazhdën e investimeve dhe bashkëpunimeve shumë të mira me Operatorin e Sistemit të Transmetimit edhe përsa i përket linjave të tjera të intekonjeksionit, siç është ajo e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut e cila nga pjesa e palws shqiptare është rreth 86% të punimeve të kryera. Po ashtu kemi projekte të tjera me këtë bankë të rëndësishme gjermane që lidhen me dixhitalizimin e OST, por edhe me pjesën unazore të Tiranës përsa i përket linjave të transmetimit. Me këtë bankë, po ashtu, një element shumë i rëndësishëm përsëri për sigurinë energjetike të Tiranës kemi ndërtimin e nënstacionit të ri të Kamzës që i jep përsëri një siguri furnizimi mjaft të madhe qytetit të Tiranës.

Pse është i rëndësishëm ky investim?! Të gjitha investimet që ne po bëjmë për qytetin e Tiranës, pasi qyteti i Tiranës është qyteti që ka ritmin e ndërtimeve dhe të investimeve më të mëdha dhe patjetër ne duhet ti përgjigjemi me siguri energjetike dhe me cilësi furnizimi mjaft të lartë. Mjafton të prek këtu disa investime shumë të rëndësishme që ne jemi duke bërë në Tiranë, siç është nënstacioni i Qendrës, që do të jetë një nënstacion i ri nëntokësor, në qendër të qytetit. Nënstacioni i Zogut të Zi. Kemi një nënstacion të ri në Kinostudio dhe po ashtu investimi që po bën Operatori i Sistemit të Transmetimit, përsa i përket linjës Tirana 1, Zogut të Zi dhe të gjitha investimeve të tjera në Transmetim dhe në Shpërndarje.

Të gjitha këto investime janë shumë të rëndësishme, pasi qytetin e Tiranës e kthejmë në një siguri shumë të lartë energjetike, ulim humbjet, por edhe minimizojmë çdo kohë të uljes së defekteve apo çdo lloj shqetësimi që mund ti krijojmë qytetarëve.

Të gjitha këto investime janë në linjë të drejtë me të gjitha investimet që ne po bëjmë në Shqipëri, përsa i përket jo vetëm uljes së humbjeve, por investime në zona turistike, bregdetare, duke filluar që nga bregdeti Adriatik në bregdetin Jonian, por dhe investime të rëndësishme që po bëjmë në Alpet e Shqipërisë dhe në çdo qytet ku kemi patur problematika në të shkuarën.

Një falënderim i rëndësishëm është edhe njëherë për partnerin tonë të palës gjermane KfW, për të gjithë investimin dhe për të gjithë bashkëpunimin shumë të mirë në sektorin energjetik.   

Posted Under:
Ekonomi

Nga e njëjta kategori

Biznesi: Nafta na ka çakorduar! Sipërmarrësit, apel qeverisë: ose ul taksat, ose na subvenciononi

më shumë...

Bie numri i krerëve të bagëtive, blegtorët ankohen se rritja e kosotove po i çon në falimentim

më shumë...

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit të shkurtër

më shumë...

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo më për konsum, por për investim

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:49

Mali i Zi më afër anëtarësimit në...

3:31

Irani: Kemi kapur dy anije në Ngushticën...

2:58

Zjarri në Bushat ende aktiv, retë  e...

2:55

“Rama mbrojti aferat e AKSHI-t”,Berisha lexon pronat...

2:33

Inspektohet nënstacioni “Tirana 3”, Karakaçi: Investim kyç...

2:20

“Karçanaj, 200 mijë euro rryshfet”, SPAK: Paratë...

2:12

Evolucion i fortë, tre shenja të Horoskopit...

2:09

Mbështetje bizneseve ushqimore, Sula: Do certifikohen 900...

2:03

Kontrollet në call center-a, AMP ndalon një...

1:37

Britania pret personel ushtarak nga 30 vende...

1:23

E trishtë në Shkodër/ Kërkoi ndihmë pas...

1:23

SPAK dhe autoritetet franceze aksion kundër call...

12:33

Biznesi: Nafta na ka çakorduar! Sipërmarrësit, apel...

12:31

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur stërviteni...

12:17

Pas ndërrimit të pushtetit në Hungari, BE-ja...

11:55

Pas Lezhës, goditen “lojërat e fatit” në...

11:32

“Paralizohet” dogana e Kapshticës, grekët probleme me...

11:31

Ukraina kërkon takim Zelensky–Putin në Turqi, vijojnë...

11:16

Shtyhet sërish seanca për Majlinda Bufin, GJKKO...

11:07

Rama takohet me Mitsotakis në Athinë: Do...

Më të klikuarat

  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas një sherr...
  • E trishtë në Shkodër/ Kërkoi ndihmë pas lindjes së binjakëve...
  • Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, humb jetën 33-vjeçari...
  • Burg përjetë Naim Murselit, vëllai i Liridona Ademajt: Ky ve...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.