Vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë 30-vjeçari Endri Goxhaj, ndërsa autori i dyshuar është Donald Nelaj.
Një hulumtim rreth ngjarjes së rëndë te ndodhur ne Memaliaj nxjerr në pah se emri i autorit të vrasjes së djeshme nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare dhe blutë e Sarandës, pasi Donald Nelaj asokohe 21-vjeç në 2018 renditet në listën e trafikantëve, si pjesë e një grupi kriminal.
Në nëntorin e 2018 policia e Sarandës ka sekuestruar 32.35 kg canabis dhe një BMW x5.
Hetimet e bëra në kuadër të zbardhjes së trafikimit të drogës, nxorrën ne pah se shtetasit Ervis Hysaj dhe Donald Nelaj, kërcënonin me jetë Mikel Jorgjin, pasi rezulton se ky i fundit ka mundësuar kontaktin e tyre me disa pjesëtarë të grupit nga Tepelena.
Donald Nelaj asokohe 21-vjeç, rezulton të ketë qenë i dënuar në 2018 si anëtar i një grupi kriminal i cili akuzohej për trafikim të drogës e kryer në bashkëpunim me të tjerë.
Por jo vetem kaq ai grabiti me dhunë nje kambist ne Tepelene ndersa u arrestua ne kryeqytet .
/vizionplus.tv





