Drejtori i Policisë së Qarkut Lezhë, Islor Islami, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij, pas zhvillimeve të fundit që lidhen me zbulimin e ambienteve të kundërligjshme për lojëra fati në Laç dhe Milot.
Operacioni i koduar “Rastet”, i finalizuar nga Policia e Shtetit pas informacioneve të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme, çoi në zbulimin e tre ambienteve të përshtatura për organizimin e lojërave të fatit me makineta dhe tavolina pokeri, ku njëri prej tyre përdorej edhe për shitjen e lëndëve narkotike.
Lexo edhe :
Related Posts
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit Shkëlzen Preni, Dorjan Medha dhe Ylli Veseli, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi Pjetër Lleshi.
Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi 15 makineta, 3 tavolina pokeri, sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë, shuma parash dhe sende të tjera që shërbenin për këtë aktivitet të paligjshëm.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Lezhës për veprime të mëtejshme, ndërsa kontrollet kundër lojërave të fatit vijojnë në të gjithë vendin./vizionplus.tv






