Më shumë se 300.000 krerë në blegtori ka pasur në qarkun e Korçës në vitin 2022, por në vitin 2026 numërohen 70.000 krerë më pak. Vetëm në bashkinë e Maliqit, brenda një viti ka më pak se 5000.
Kasëm Sardi dhe Arjol Lalollari janë dy blegtorë në bashkinë e Maliqit. Sipas tyre, arsyet e uljes së numrit të krerëve të blegtorisë janë mbështetja e pakët në krahasim me vendet e rajonit, çmimi i ulët i qumështit, kostoja e shtuar e marrjes së tokave me qira, si dhe kostoja e shtuar e shërbimit veterinar.
Si njëri, ashtu edhe tjetri, blegtor, aktivitetin e tyre e kanë familjar, për shkak se barinjtë kërkojnë paga të larta. Në këto kushte, blegtorët paralajmërojnë se do të prishin fermat dhe do t’i drejtohen emigracionit.
Rëniet më të mëdha të numrit të krerëve janë në bashkinë e Korçës, Maliqit dhe Kolonjës, bashki që në zonat malore kanë kryesisht drejtim blegtoral.
/vizionplus.tv





