Një aksident automobilistik është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në aksin Tiranë Durrës.
Automjeti që drejtohej nga një 39-vjeçar ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti, i riu ka humbur jetën, ndërsa ka mbëtur i lënduar pasagjeri që ndodhej me të.
“Më datë 20.04.2026, rreth orës 23:50, automjeti me drejtues shtetasin S. C., 39 vjeç dhe me pasagjer shtetasin V. C., 29 vjeç, dyshohet se ka dalë nga rruga, në aksin “Tiranë-Durrës”. Si pasojë ka humbur jetën 39-vjeçari, ndërsa shtetasi V. C. është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton policia





