Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 April 2026
Vizion fokus

Bie numri i krerëve të bagëtive, blegtorët ankohen se...

Prindërit të alarmuar për sigurinë e fëmijëve, reagon policia:...

“Hajd se do t’ia gjejmë rrugën BE-së se si...

Ekspertë të BE kanë inspektuar bizneset në Shqipëri, Rama:...

“Stop kontrolleve të befasishme”, Rama: Janë një shëmti e...

Rama: Integrimi në BE për të ardhmen e fëmijëve,...

Makina del nga rruga në aksin Tiranë-Durrës, humb jetën...

Goditen disa grupe kriminale që shpërndanin drogë në Tiranë,...

Përballja mes Veliajt e Dados, kryebashkiaku kërkon që gjyqi...

Në pritje të bisedimeve SHBA-Iran, Teherani kërkon heqjen e...

Naim Murseli dhe Granit Plava dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

21 Prill 13:50

Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti për Krime të Rënda, dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murselin për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj.

Me burgim të përjetshëm është dënuar edhe i akuzuari tjetër Granit Plava.

Ndërkaq, i akuzuari i tretë Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vjet burgim.

Si ndodhi ngjarja

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e 29 nëntorit 2023, në fshatin Bërnicë të Prishtinës, ku Liridona Ademaj u qëllua për vdekje me armë zjarri teksa ndodhej në automjet së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre.

Hetimet kanë zbuluar se vrasja dyshohet të ketë qenë e planifikuar nga Murseli, me motiv përfitimin nga një sigurim jetësor në Suedi, në vlerë rreth 260 mijë euro. Sipas akuzës, Kokalla ka ndërmjetësuar kontaktin mes Murselit dhe Plavës, ky i fundit i identifikuar si autor i drejtpërdrejtë i krimit.

Ekspertiza mjekoligjore ka konfirmuar se viktima është qëlluar në kokë nga një distancë shumë e afërt, prej 2 deri në 5 centimetra. Prokuroria ka bërë të ditur se Plava e kishte kryer vrasjen kundrejt pagesës prej 30 mijë eurosh.

Megjithatë, gjatë procesit gjyqësor, Kokalla ka deklaruar se marrëveshja reale kishte qenë për 250 mijë euro, por palët ishin dakorduar që në polici të përmendej një shumë më e ulët.

Prokurorja e çështjes, Javorka Përlinçeviq, ka theksuar në gjykatë se Murseli kishte luajtur rol aktiv në ekzekutimin e krimit, duke mbajtur viktimën për krahu në mënyrë që të mos i shmangej plumbit, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes së bashku me fëmijët.

Në aktakuzë përfshihet edhe sigurimi i armës së krimit, për të cilën Murseli akuzohet se e kishte blerë ditën e ngjarjes nga Tom Dodaj për 280 euro. Dodaj e ka pranuar fajësinë dhe fillimisht është dënuar me pesë vjet burgim dhe gjobë, dënim që më pas është reduktuar nga Gjykata e Apelit në tre vjet burgim dhe 3 mijë euro gjobë, duke marrë parasysh rrethanat lehtësuese./vizionplus.tv

Posted Under:
Kosova Kryesoret
Tagged:
Liridona Ademaj Naim Murseli

Nga e njëjta kategori

Kurti: Oferta jonë është shumë gjeneroze, por opozita s’është e interesuar që të zhbllokojë procesin

më shumë...

Burg përjetë Naim Murselit, vëllai i Liridona Ademajt: Ky vendim është edhe për fëmijët që s’do ta shohin më nënën e tyre

më shumë...

Drejtësia vihet në vend! Familjarët e Liridona Ademajt përqafohen në sallën e gjyqit pasi Murseli u dënua përjetë

më shumë...

“Hajd se do t’ia gjejmë rrugën BE-së se si t’ia rrëshqasim topin nëpër shalë”, Rama: Kjo nuk ndodh! I trembem neglizhencës “alla shqiptarçe”

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:28

Nevoja për gjak vetëm po rritet, ka...

3:19

Reduktohen autobusët në Berat, shoferët ankohen për...

3:09

Përmbyten disa lagje në Lezhë, reshjet e...

3:06

Bie numri i krerëve të bagëtive, blegtorët...

2:58

Shpërthim me bombë në Tepelenë, 2 të...

2:49

Nga bananet te çokllata e zezë, 6...

2:39

Kurti: Oferta jonë është shumë gjeneroze, por...

2:15

Burg përjetë Naim Murselit, vëllai i Liridona...

2:13

Prindërit të alarmuar për sigurinë e fëmijëve,...

2:01

Drejtësia vihet në vend! Familjarët e Liridona...

1:50

Naim Murseli dhe Granit Plava dënohen me...

1:46

“Hajd se do t’ia gjejmë rrugën BE-së...

1:34

Ekspertë të BE kanë inspektuar bizneset në...

1:32

Këto rroba nuk duhet të lahen kurrë...

1:24

“Stop kontrolleve të befasishme”, Rama: Janë një...

1:20

Rama: Integrimi në BE për të ardhmen...

1:03

Gonzato me operatorët ushqimorë: Shqipëria në fazë...

12:57

Siguria ushqimore, Gjylameti: Duhet të kemi thertore...

12:38

Mjegull e dendur në rrugën Klos-Bulqizë, vështirësohet...

12:19

Klodi mbyll rrugëtimin në Fermë, Agai ndëshkon...

Më të klikuarat

  • Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gji...
  • “U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien...
  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • Drejtësia vihet në vend! Familjarët e Liridona Ademajt përqa...
  • Vanesa e mërzitur për Indrin, Romiri: Nuk ia vlen të qash pë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.