Policia ka reaguar në lidhje me shpërthimin që ndodhi në Tepelenë, ku dy të rinj, shokë me njëri-tjetrin kanë mbetur të lënduar.
Sipas bluve, lënda plasëse shpërtheu në një ambient ngjitur me banesën e babait të njërit prej të lënduarve.
Dy të rinjtë, ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:40, janë dërguar në spital shtetasit Xh. S., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Mamaj, dhe L. Sh., rreth 36 vjeç, banues në Memaliaj (shokë me njëri-tjetrin), të cilët dyshohet paraprakisht se janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të papërcaktuar, në një ambient ngjitur me banesën e shtetasit P. S, (babai i shtetasit Xh. S.), në fshatin Mamaj.
Shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.





