Më shumë se 71 miliardë dollarë do të nevojiten gjatë dekadës së ardhshme për rimëkëmbje dhe rindërtim në Gazën e shkatërruar nga lufta, bazuar në një raport të përbashkët misid Bashkimit Europisan dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Në Vlerësimin e tyre të Shpejtë të Dëmeve dhe Nevojave në Gaza (RDNA), OKB dhe BE theksojnë se më shumë se dy vite luftë në territorin palestinez kanë çuar në humbje të paparë jetësh dhe një krizë katastrofike humanitare.
Pjesa më e madhe e Gazës, duke përfshirë shkollat, spitalet dhe infrastrukturën tjetër civile, është shndërruar në rrënoja nga lufta Izrael-Hamas që filloi në tetor të vitit 2023.





