Një shpërthim me bombë është regjistruar këtë të martë në fshatin Majkosh, Tepelenë. Sipas informacioneve paraprake, dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe njëri po dërgohen drejt Traumës për mjekim të specializuar.
Të lënduarit kanë pësuar djegie në trup dhe në fytyrë. Bëhet fjalë për dy persona, ndërsa edhe një djalë tjetër rreth të 20-tave ka marrë dëmtime në kokë dhe në fytyrë.
27-vjeçari është nisur drejt Tiranës, ndërsa tjetri ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës dhe pritet të transportohet gjithashtu drejt Tiranës.
/vizionplus.tv





