E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndryshon sërish çmimi! Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve, duke vendosur rritje të re këtë të mërkurë.

Sipas vendimit të datës 22 prill 2026, çmimi i naftës është rritur nga 197 lekë/litri në 202 lekë/litri, ndërsa benzina nga 172 lekë/litri në 176 lekë/litri.

Në njoftim bëhet me dije se:

Çmimi i shitjes me pakicë i naftës është vendosur jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa me shumicë 190 lekë/litër
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës është vendosur jo më shumë se 176 lekë/litër, ndërsa me shumicë 164 lekë/litër

Reklamë

Vendimi ka hyrë në fuqi në orën 12:30 dhe do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e radhës së bordit.

Autoritetet paralajmërojnë operatorët e tregut për zbatim të vendimit, duke theksuar se në rast shkeljesh do të merren masa deri në pezullim të aktivitetit.

Në sqarim shtohet se çmimet aktuale janë nën kufijtë e përcaktuar në aktin normativ për akcizat, ndaj aplikohet niveli i plotë i akcizës prej 100%.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë