Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 April 2026
Vizion fokus

Rebrov e mbyll me Ukrainën

Zjarri në pallatin pranë “Farmacisë 10”, Këshilli Bashkiak mblidhet...

Zgjatja e armëpushimit, Trump: Bisedimet e reja me Iranin...

Gjermania prezanton strategjinë e re për forcat e armatosura:...

Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin të premten

SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve

Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE

Irani: Kemi kapur dy anije në Ngushticën e Hormuzit

“Rama mbrojti aferat e AKSHI-t”,Berisha lexon pronat e sekuestruara...

Inspektohet nënstacioni “Tirana 3”, Karakaçi: Investim kyç për sigurinë...

Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE

22 Prill 15:49

Mali i Zi ka bërë një hap para drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pasi shtetet e bllokut më 22 prill u pajtuan që të nisnin punën në traktatin e anëtarësimit, thanë zyrtarët.

Ambasadorët nga 27 shtetet anëtare të BE-së vendosën që të themelojë një “grup ad hoc pune” për hartimin e traktatit të anëtarësimit – një hap teknik, por kyç në rrugën drejt anëtarësimit, sipas zyrtarëve.

“Ne jemi të bindur se kjo do të dërgojë një mesazh të fuqishëm që anëtarësimi është i arritshëm për partnerët e zgjerimit”, tha një zëdhënës i Qipros, vend që aktualisht kryeson presidencën e BE-së.

Zëdhënësi tha se ky vendim u mor gjatë një takimi në Bruksel.

Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, janë shtetet që kanë bërë përparim më të madh në rajon në rrugën drejt BE-së, dhe pritet që të bëhen shtetet e para që do t’i bashkohen BE-së që kur Kroacia u pranua në bllok më 2013.

Podgorica ka përmbyllur negociatat për 14 nga 35 të ashtuquajturat “grupe kapitujsh” – runde bisedimesh të organizuara sipas fushave të ndryshme, nga tatimet deri te politika mjedisore – duke rritur shpresat se mund të bëhet anëtare e BE-së në vitet e ardhshme.

“Lajm jashtëzakonisht i mirë po vjen nga Brukseli”, tha ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorqeviq.

Themelimi i grupit të punës është “edhe një tjetër konfirmim se jemi në rrugën e duhur që Mali i Zi të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028”, shtoi ajo.

Autoritetet në Mal të Zi synojnë të përmbyllin negociatat për anëtarësim deri në fund të këtij viti, në mënyrë që të hapet rruga për nënshkrimin dhe ratifikimin e traktatit të anëtarësimit, një proces që bazuar në praktikat e kaluara zgjat nga një deri në tre vjet./rel

Posted Under:
Anash Bota Rajoni
Tagged:
BE Mali i Zi

Nga e njëjta kategori

Rebrov e mbyll me Ukrainën

më shumë...

Zjarri në pallatin pranë “Farmacisë 10”, Këshilli Bashkiak mblidhet për bonusin e qirasë, sa do të jenë fondet për çdo familje

më shumë...

Zgjatja e armëpushimit, Trump: Bisedimet e reja me Iranin janë të mundshme 72 orët e ardhshme

më shumë...

Gjermania prezanton strategjinë e re për forcat e armatosura: Rusia, kërcënimi kryesor

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:24

Rebrov e mbyll me Ukrainën

5:20

Zjarri në pallatin pranë “Farmacisë 10”, Këshilli...

5:20

Zgjatja e armëpushimit, Trump: Bisedimet e reja...

4:57

Gjermania prezanton strategjinë e re për forcat...

4:49

Parashikimi i motit për ditën e enjte,...

4:37

Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin...

4:27

SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve

3:49

Mali i Zi më afër anëtarësimit në...

3:31

Irani: Kemi kapur dy anije në Ngushticën...

2:58

Zjarri në Bushat ende aktiv, retë  e...

2:55

“Rama mbrojti aferat e AKSHI-t”,Berisha lexon pronat...

2:33

Inspektohet nënstacioni “Tirana 3”, Karakaçi: Investim kyç...

2:20

“Karçanaj, 200 mijë euro rryshfet”, SPAK: Paratë...

2:12

Evolucion i fortë, tre shenja të Horoskopit...

2:09

Mbështetje bizneseve ushqimore, Sula: Do certifikohen 900...

2:03

Kontrollet në call center-a, AMP ndalon një...

1:37

Britania pret personel ushtarak nga 30 vende...

1:23

E trishtë në Shkodër/ Kërkoi ndihmë pas...

1:23

SPAK dhe autoritetet franceze aksion kundër call...

12:33

Biznesi: Nafta na ka çakorduar! Sipërmarrësit, apel...

Më të klikuarat

  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas një sherr...
  • E trishtë në Shkodër/ Kërkoi ndihmë pas lindjes së binjakëve...
  • Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, humb jetën 33-vjeçari...
  • Paskal Milo rrëfen të panjohurat për Fatos Nanon: Çfarë ndod...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.