E premte, 16 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:15 Në vijim ora 02:15: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndryshime në drejtimin e Policisë, emërohen drejtuesit e rinj në Elbasan, Korçë dhe Tiranë

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë disa ndryshime në strukturat drejtuese të policisë, duke prekur disa qarqe dhe departamente të rëndësishme.

Drejtuesi i Parë Kastriot Skënderaj është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Në këtë detyrë ai zëvendëson Drejtuesin Fatmir Hoxha, i cili emërohet Specialist në Drejtorinë për Integrimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Reklamë

Ndryshime ka edhe në drejtimin e Policisë së Beratit. Drejtuesi Luigj Vathi, i cili mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Ndërkohë, Drejtuesi Gëzim Zhupaj është transferuar nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë dhe është emëruar Shef Sektori në Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Reklamë

Ndryshime janë bërë edhe në Tiranë. Kryekomisari Dashnor Muhaj, i cili mbante detyrën e Zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është transferuar dhe emëruar Specialist për Migracionin e Parregullt në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Lëvizjet vijnë në kuadër të ristrukturimeve dhe ndryshimeve në drejtimin e strukturave të Policisë së Shtetit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë