Subscribe

Humbje shkatërruese ne pjesën me delikate te sezonit, rezultat me shifra te thella ne shtëpi, duke u kthyer vite pas. Shqipëria e Xhani De Biasit u shpartallua 0-3 ne “Elbasan Arena” përballe rivalit direkt per vendin e trete Izraelit, ne nje ndeshje te cilën e mbylli me dy lojtare me pak. Një sfide e filluar ne mënyrën me te keqe nga ana e kuqezinjve, te cilët  pësuan goditjen e madhe qe ne minutën e 17 kur arbitri kryesor Denik Ajtekin beri me shenje nga pika e bardhe i kthyer ne gol nga Zahavi, ndërsa i tregoi kartonin e kuq Gjimshitit per nje ndërhyrje ne zone. Nje vendim i sakte nga ana e kryesorit per penalltinë, por i ekzagjeruar per kartonin e kuq. Edhe pse me nje lojtar me pak, kuqezinjtë u përpoqën te reagonin edhe pse loja e tyre ishte e çorientuar dhe aspak e organizuar. Me fillimin e pjesës se dyte portierin Berisha nuk e mbajtën nervat ku ne përpjekje per t’i treguar simulimin u përplas me kapitenin e izraeliteve Zahavi. Ajtekin i sinjalizuar edhe nga anësori ndërpreu aksionin shume larg nga porta e Berishës, duke i treguar këtij te fundit kartonin e kuq e duke akorduar nje tjetër penallti per miqtë. Nga pika e bardhe ketë here Zahavi nuk u tregua i sakte kjo edhe per merite tete sapofuturit Alban Hoxha. Gjithsesi me dy lojtare me pak, çdo gje dukej e përfunduar ne favor te kundërshtarit, ndërsa ishte çështje kohe per gola te tjerë nga ana e Izraelit ne nje dominim total. Ne minutën e 66 portieri Hoxha u përpoq te grushtonte nje top, por përplasja me Enbinder i pamarkuar rezultoi fatale duke përfunduar ne rrjete. 6 minuta nga fundi Atar shënoi golin e trete, ne nje mbrëmje makthi nga ana e kuqezinjve dhe leksioni te kundërshtarit qe u largua me tre pike dhe vendin e trete ne grupin G, qe e mban ne vallen e kualifikimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *