Subscribe

Per te 6 vit me radhe ndërtimi është sektori, i cili nuk po e merr veten, si pasoje e shume faktorëve, por kryesori është mungesa e planeve rregulluese, fakt ky i cili ka penguar dhënien e lejeve. Po t’u referohemi te dhënave deri ne qershor te këtij viti, sipërfaqja e per ndërtim ne te gjithë vendin, arrin ne 59 mije metra katrore, një shifër kjo qe bizneset e cilësojnë skandaloze. Ndërtuesit ankohen se shteti prej vitesh, nuk ka me ne vëmendje kete sektor. Sipas tyre ne mënyrë paradoksale, i kushtohet rendësi industrisë ricikluese te mbetjeve, kur ndërkohe ne ndërtim janë kryer 10 here me shume investime si dhe është nje sektor qe gjeneron punësim. Ne te gjithë vendin, deri ne 6-mujorin e pare janë dhënë 98 leje ndërtimi, ku peshën kryesore e mbajnë Tirana, Durrësi dhe Shkodra, konkretisht me 18 leje te dhëna nga secila bashki. Por këto shifra kaq te ulëta kane dhene efekt ne rritje e çmimit te banesave. Sipas ndërtuesve, kërkesa ka, por s’ka oferte. Qeveria ka nisur te aplikoje dhënien e lejeve ne mënyrë elektronike, por ky fakt nuk jep efekt pozitiv per aq kohe sa mungojnë planet rregulluese mbi te cilat bazohen lejet e ndërtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *