Presidenti Ilir Meta shenjestroi nderkombetaret duke folur per pazare dhe shperdorime. I pyetur nga gezetaret lidhur me krizen politike kreu I shtetit nenvizoi domosdosherine per dialog mes paleve qe situate te mos pershkallezohet me tej.

ILIR META
PRESIDENT

“Klasa politike të mbajë përgjegjësitë e saj dhe të mos fshihet pas asnjë ndërkombëtari. Çështja të zgjidhet në mënyrë transparente dhe larg pazareve dhe shpërdorimeve qoftë edhe të ndonjë ndërkombëtari”

 

Por a mund te jete kreu I shtetit negociator per ti dhene fund krizes pas dorezimit te madateve nga opozita? Meta nuk dha nje pergjigje te prere nese do te ndermarre ose jo nje hap konkret.

 

ILIR META
PRESIDENT

Dua t’ju siguroj juve se presidenti ka bërë të gjitha veprimet e tij prej kohësh për të evituar këtë krize serioze jo vetëm politike kushtetuese instituconale por edhe përfaqësimi tashmë. Është për të ardhur keq që palët kanë nxitur dhe po nxitojnë për të thelluar këtë krizë, por përsëri është detyra ime është që të bëjë thirrje për reflektim pasi duhet të shikojmë interesin e vendit dhe qytetarëve tanë të cilët kërkojnë normalitet dhe njëkohësisht duhet të vijojmë të shtojmë kontributin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në këtë rajon në sfida të rëndësishme dhe kjo situatë e brendshme nuk na ndihmon në këtë drejtim”.

 

Presidenti ironizoi edhe qendrimet e kryeministrit lidhur me rrezikun e ndikimit rus ne Shqiperi dhe rajonin e Ballkanit.

 

“Jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike të Rusisë në rajonin tonë, por nuk besoj se ky është problem në rastin e Shqipërisë. Ne do donim që Rusia të respektojë zgjedhjen e gjithë popullit të rajonit për t’u integruar në NATO, por nuk duhet ta katandisim rrezikun rus si anglo amerikan në periudhën e të kaluarës për të fshehur shkaqet e vërteta të krizës”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *