Ndeshja më e rëndësishme e javës së 27 të kampionati italian shkoi për Napolin që mundi Juventusin 2 me 1 vetëm në frymën e fundit.

Ndeshje e bukur e luftuar dhe me shumë raste në “Dieago Armando Maradona”, stadium që i dha një shtysë të madhe skuadrës vendase me entuziazmin e madh gjatë gjithë 90 minutave.

Ndeshje shumë e gjallë në pjesën e parë me miqtë, që ishin kërcënues vazhdimisht me anë të serbit Vlahoviç, protagonist i dy rasteve të mira të pashfrytëzuara.

Reagimi i Napolit erdhi përmes Oliveresm, përpara se në “Diego Armando Maradona” të shpërthente gëzimi për golin e Kvaratshkelieas në minutën e 42.

Kaloi shumë pak nga ky entuziazëm përpara se Vlahoviç të humbiste një tjeter rast të pastër. Në pjesën e dytë rastin më të pastër për të barazuar e pati Kambiaso, përpara se ekuilibrat në ndeshje t’i kthente Kieza në minutën e  81.

Mirëpo 7 minuta më vonë Osimhen fitoi një penallti, e cila u gabua nga vetë nigeriani, mirëpo përgjumja e mbrojtës mike i dha mundësi Raspadorit të ndëshkonte Shcezninn.

Gol suksesi për të zotët e shtëpisë të cilët ngjitën në 43 pikë, 3 më pak sesa Atalanta e vendit të gjashtë. Zona champions për momentin është 8 pikë larg, aty ku ndodhet Bolonja. Diference e konsiderueshme, por tek kampionët e Italisë shpresojnë.

Ndërsa Juventus i jep kënaqësinë Interit që ta festojë edhe më herrët titullin kampion, pasi sonte në rast se mposht Xhenoven mund të shkojë në +15 pikë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *