Shefja e spitalit Infektiv, Najada Çomo dha lajmin për vaksinimin e nënës së saj këtë të martë. Nga studioja e lajmeve në “Vizion Plus”, ajo deklaroi se e ëma ka marrë vaksinën kineze.

 

Në këtë mënyrë, Çomo dha edhe një përgjigje për ata që janë skeptikë për këtë vaksinë apo atë ruse. Ajo tha se të gjithë duhet të vaksinohen pa mëdyshje, me qëllim që të luftohet pandemia.

 

“Mami im është vaksinuar sot me vaksinën kineze dhe isha krejt optimiste për këtë pjesë. Me konfermë nga ana shkencore, ju them atyre që janë skeptikë që duke parë se çfarë ndodh me COVID, e vetmja armë që ke është të vaksinohesh derisa të zhduket edhe rasti i fundit. Nëse dikush është skeptik, ta mbajë për vete, por duhet të ketë parasysh që ai do të mbrojë veten, do të mbrojë edhe të tjerët. Duhet të vaksinohesh për të ulur transmetimin nga një person në një person. Është përgjegjësi publike, jo personale”, u shpreh Najada Çomo gjatë edicionit qendror të lajmeve në “Vizion Plus”.  

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *