Agai ka dërguar një zarf në “Ferma VIP” duke sfiduar fermerët me një lojë mjaft interesante që pritet të krijojë situata gazmore.

Ata duhet të luajnë “kush ia hedh pa u lagur”.

Sfida do të zhvillohet në oborr, ku fermerët janë ndarë në çifte dhe duhet të zgjedhin një letër bixhozi, kush zgjedh letrën më të madhe, do t’i hedh një gotë me ujë kundërshtarit.

Fermeri që është lagur më pak do të fitojë sfidën.

“Ditë e bukur dhe e nxehtë sot. Agai ka vendosur t’ju freskoj paksa. Sfida e radhës mban titullin “kush ia hedh pa u lagur” dhe do të zhvillohet tek tavolina jashtë. Do të vendoseni dyshe-dyshe përballë njëri-tjetrit. Secila dyshe do të ketë një pako letra bixhozi dhe 14 gota me ujë të vendosura 7 tek njëri dhe 7 tek tjetri.

Sfida fillon me dyshen e parë, secila tërheq nga një letër dhe kush tërheq letrën më të madhe duhet t’ia hedhë tjetrit gotën me ujë në fytyrë. Zhvillohen në total 7 raune për secilën nga dyshet, të cilat do të jenë: Albano-Ditea; Flori-Valeri; Gledis-Baby G; Elsa-Çiljeta; Gloria-Dijonis; Artemisa-Xhesika; Renis-Mariana.

Do të shpallen 7 fitues të kësaj sfide për secilen dyshe, fiton ai që është lagur më pak”, tha Gloria. /vizionplus.tv/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *