Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 April 2026
Vizion fokus

Detaje/ Plagosja me thikë në Korçë, ja si nisi...

Plagoset me thikë 15-vjeçari në Korçë

Irani e akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit përmes...

Vuçiç takohet me ambasadorin amerikan në NATO, ja çfarë...

28 milionë dollarë humbje, Evropa llogarit koston e një...

20 të vdekur në Nigeri pas sulmit të Boko...

Pentagoni: Do të duhen gjashtë muaj për të pastruar...

Vizita e Ramës në Athinë, Dule: Takimi me Mitsotakis...

Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek...

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin

Erdogan pret sot Mitsotakis, dy liderët do të diskutojnë çështjet e nxehta mes dy vendeve

13 Maj 11:37

Pak orë para se të mirëpresë  homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakisin në Ankara,  presidenti turk  Recep Tayyip Erdogan ka dhënë një intervistë për të përditshmen “Kathimerini”. Erdogan u shpreh se një prej arsyeve të takimit është  përmirësimi i marrëdhënieve.

“Ne, Turqia dhe Greqia, ndajmë jo vetëm të njëjtën gjeografi, por edhe shumë elementë të përbashkët me dimension historik. Sigurisht që ka çështje për të cilat nuk jemi dakord, por numri i çështjeve për të cilat mund të biem dakord nuk është i vogël. Duke folur hapur dhe me guxim për të gjitha çështjet së bashku, ne mund të hedhim hapa drejt zgjidhjes. Zvarritja nuk i zgjidh problemet. Është e nevojshme t’i kapërcejmë ato me guxim dhe të tregojmë vullnet për t’i zgjidhur”, tha Erdogan.

Presidenti turk u pyet edhe në lidhje me detin Egje, çështje që dy vendet nuk kanë rënë dakord.

“Ngritja e çështjeve të sovranitetit nuk është një situatë që dëmton terrenin e dialogut dhe pengon përparimin e tij. Ne mund ta mbrojmë këtë terren në çdo rrethanë dhe të sigurojmë përparim. Këto çështje tashmë zënë një vend të veçantë në listën e çështjeve të cilat duhet t’i trajtojmë. Të gjithë e dinë se sa të ndjeshëm jemi ne, si Turqi, ndaj mjedisit. Megjithatë, do të ishte e gabuar ta shikoje këtë si një mbulesë të përshtatshme dhe të përpiqesh të fshehësh situata të tjera të diskutueshme pas saj”, tha presidenti turk.

Emigracioni i paligjshëm  është një tjetër tjetër temë që pritet të diskutohet mes dy udhëheqësve.

“Siç theksojmë gjithmonë, në çështjen e emigracionit të parregullt duhet të ketë bashkëpunim ndërkombëtar dhe shpërndarje të barabartë të përgjegjësive. Për zgjidhje të përhershme, është e qartë se duhet të vazhdojmë të punojmë me një skemë të shumanshme. Bashkëpunimi i të gjithëve  do të na hapë rrugën për të ecur përpara në një bazë të shpejtë, efikase dhe të shëndoshë”,  tha Erdogan.

Sipas mediave greke Mitsotakis do të pritet sot rreth orës 15:30 nga Erdogan. Kryeministri grek dhe presidenti turk do të bisedojnë privatisht së bashku me katër bashkëpunëtorë të tyre. Në fokus të bisedimeve do të jetë Manastiri i Chores, për të cilin Mitsotakis pritet të shtrojë shqetësimin në lidhje me kthimin e tij në xhami, ndërsa Erdogan ka thënë se nuk është i interesuar për konflikte. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Bota
Tagged:
Erdogan Mitsotakis

Nga e njëjta kategori

Irani e akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit përmes bllokadës detare

më shumë...

Vuçiç takohet me ambasadorin amerikan në NATO, ja çfarë diskutuan

më shumë...

28 milionë dollarë humbje, Evropa llogarit koston e një krize tjetër energjetike

më shumë...

20 të vdekur në Nigeri pas sulmit të Boko Haram

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:13

Detaje/ Plagosja me thikë në Korçë, ja...

10:50

Plagoset me thikë 15-vjeçari në Korçë

10:13

Irani e akuzon SHBA-në për shkelje të...

10:06

Këto shenja Horoskopi hyjnë në një fazë...

10:00

Vuçiç takohet me ambasadorin amerikan në NATO,...

9:49

28 milionë dollarë humbje, Evropa llogarit koston...

9:44

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur stërviteni...

9:34

20 të vdekur në Nigeri pas sulmit...

9:15

Pentagoni: Do të duhen gjashtë muaj për...

9:02

SHBA reagon pas vizitës në Kosovë të...

8:57

Vizita e Ramës në Athinë, Dule: Takimi...

8:55

Si po ndikon ndërprerja e internetit në...

8:40

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin

8:30

Përplasja me Sonin, Dorina e “Spirit Voice”...

8:24

EMRAT/ Ndryshime në kupolën e Policisë së...

8:06

Scott Bessent: Nafta e sekuestruar e Iranit...

7:51

Vrasja me armë në Memaliaj, policia jep...

7:28

Rama sqaron “ngërçin” me pronat: Nuk lidhet...

7:13

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Hetimet...

7:13

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i...

Më të klikuarat

  • E trishtë në Shkodër/ Kërkoi ndihmë pas lindjes së binjakëve...
  • EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb jetën një person!
  • Përplasja me Sonin, Dorina e “Spirit Voice” i përgjigjet Jon...
  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • Vrasja me armë në Memaliaj, policia jep detaje mbi ngjarjen!...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.