E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Nuk mund të talleni me shqipen time”, BabyG-Florit: Ditea kërkoi të më merrte rolin

Perfomimi i filmit “Përrallë nga e kaluara” shkaktoi debate të shumta mes fermerëve. Nisur nga ky shkas, Flori ka biseduar me Baby G për rolin e saj, e cila do të perfomojë si Marigoja.

Ai i tha asaj se ky rol ishte i Diteas dhe se ajo e mori në mënyrë të padrejtë. Siç tha ai, këngëtares do t’i përshtatej një rol tjetër dhe jo ai kryesori.

Reklamë

Nga ana e saj Baby G tha se edhe ajo meriton ta luaj këtë rol dhe nuk do të tërhiqet.

Këngëtarja u shpreh se ajo nuk është në “Ferma VIP” që të tallen me të sepse ajo nuk di mirë shqip. Sipas saj, arsyeja pse ai po e kritikon është miqësia që ka me Ditean.

Reklamë

Pjesë  nga biseda:

Baby G: E kuptoj se ti je afër me Ditean.

Flori: Jo nuk ka lidhje. Unë Diteas i kam thënë të bëj rolin e mamasë së Marigosë.

Baby G: Unë nuk e kam  bërë këtë kundër Diteas, ajo nuk më ka thënë që është roli i saj.

Flori: Nuk jam kaq i cekët.

Baby G: Ditea e dinte që unë doja të isha Marigoja dhe ajo tentoi të më merrte mua rolin. /vizionplus.tv/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Më shumë video

Reklamë