E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Lala: Rasti i Vlora Hysenit, skandali më i madh në historinë e sigurisë kombëtare

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala e ka cilësuar si një nga skandalet më të mëdha të sigurisë kombëtare masën e arrestit shtëpiak për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.

E pranishme në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus, Lala tha se për herë të parë në histori ndodh që ndaj një drejtoreshe në detyrë të sigurisë kombëtare lëshohet masa e arrestit shtëpiak.

Reklamë

Lala tha se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është thënë se ka pasur përgjime nga ana e SHISH ndaj familjarëve të prokurorëve të SPAK. Lala theksoi se përgjimet mund të përdoreshin si formë shantazhi.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Rakipi: Ka të tjera?

Lala: Dërgimi në arrest shtëpiak i zonjës Vlora Hyseni. Skandali më i madh i sigurisë kombëtare, asnjëherë unë nuk kam dëgjuar të ketë një shef shërbimi në detyrë të dërgohet për arrest shtëpiak. Ajo akuzohet se ka dërguar të dhëna në drejtim të Ergys Agasit. SPAK ka dyshime të forta se e ka përkrahur Agasin kur ishte në arrati. Nga ajo që kemi parë, pretendohet për 508 komunikime mes tyre. Sa i përket zonjës Hyseni, ajo ndodhej jashtë vendit kur u vendos masa e arrestit shtëpiak. Një fakt shqetësues ka dalë se brenda Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka pasur pretendim për përgjimin e anëtarëve të prokurorëve të SPAK. Do të thotë që kanë përgjuar për t’i vënë nën shantazh. Arrestimi i Agasit po dihet. Është arrestuar në shoqërinë e Uljan Shpatarakut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.