Subscribe

Fundi i muaji prill është afati i fundit kur individët që bëjnë dy apo më shumë punë të deklarojnë të ardhurat për efekt tatimi. Por që nga viti 2021 kur nisi taksimi i të dy punësuarve, numri ka ardhur çdo vit në rënie.

Nëse në 2021 deklaruan në tatime 68 mijë individë që bëjnë dy apo më shumë punë, në 2022 ky numër ra në 57 mijë dhe në vitin që lamë pas në 49 mijë.

Ekspertët fiskalë janë të mendimit se barra e madhe e taksave që paguajnë individët është një nga shkaqet.

“Secili bën kalkulimet e veta. Çdo kush është interesuar të punojë dhe të bëjë dy apo më shumë punë, por në finale pasi llogarit detyrimet i bie që paga e dytë në 70% të saj shkon për tatimet. A ja vlen mundi që ky i individ bën për punën e dytë kur mbeten kaq pak para në xhep, sepse të tjerat ia jam merr shteti? Sepse nuk është vetëm tatimi, por individi ka shpenzim të tjera për punën e dytë, ka transport më pak orë larg familjes etj”, pohoi Etleva Treska kontabiliste

Rënia e numri të dy punësuarave duket se bie në kontradiktë edhe me vet tregun e punës. Në një vend me uri të madhe për punonjës, ulja çdo vit e individëve që kanë mundësi të bëjnë dy pune, është edhe faktor i emigrimit.

“Në këtë moment kur kemi uri për punëtorë duhet të ishte hequr taksimi i dypunësurëve. Për mua njerëzit po diskriminohen me ketë ligj. Ndërkohë që duhet të ishte përkrahur kjo shtresë”, sqaroi Treska.

Paralelisht me dypunësuarit, deri në fund të prillit edhe ata që kanë të ardhura vjetore mbi 2 milion lekë në vit duhet të deklarojnë, pasi nga muaji Maj nisin penalitete. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *