Një bombol gazi ka shpërthyer në Tiranë në një banesë.  Si pasojë janë plagosur tre persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Më datë 28.04.2024, në Sauk, në banesën e shtetasit A. D., dyshohet se ka plasur bombula e gazit dhe ka rënë zjarr.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. D., 46 vjeç, B. D., 19 vjeç, dhe L. D., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *