Subscribe

Komunitetet online dhe ndërveprimi i të rinjve në hapësirën digjitale janë kthyer edhe në një burim informacioni mbi interesat që ata kanë.

Mbi këtë bazë, maturanti Jonas Kepi u bë iniciator i një projekti që ka bërë bashkë më shumë se katër mijë individë, në një platformë ku ofrohen të dhëna mbi programet e studimit, bursat, mundësitë e praktikave dhe punësimit por edhe evente të ndryshme.

“Janë katër grupe ëhat’s up-i të ndara në kategori. Studime jashtë, bursa, punësim dhe evente, në këtë të fundit janë përfshirë rreth tetë mijë të rinj pasi interesi për aktivitete është shumë i lartë. Së bashku me dy bashkëmoshatarë të mi e kemi çuar përpara këtë projekt i cili tashmë mbështetet edhe nga ministria e rinisë. Qëllimi është që vajza e djem në mosha shkollore të gjejnë informacion mbi mundësitë që ata kërkojnë”,  thotë maturanti Jonas Kepi.

Sa i takon preferencave, teknologjia e informacionit vijon të rrëmbejë fokusin e maturantëve edhe pse disa programe si mjekësia, degët e biznesit dhe inxhinieritë tërheqin pjesën më të madhe të tyre.

“Programe që lidhen me teknologjinë e informacionit por edhe ato në fushën e biznesit kanë tërhequr më shumë interes, pasi edhe kushtet e punës dhe përfitimet në ketë drejtim janë më të larmishme. Ndërsa degë si kimia apo shkenca të tjera, pereptohen si të dala jashtë trendit”,  shprehet ai.

Edhe pse këshillimi i karrierës është përfshirë tashmë që në klasën e gjashtë, Fondacioni Europian për Trajnimet vëren se pjesa më e madhe e të rinjve shqiptarë këshillohen nga interneti, më pas renditen këshillat nga prindërit dhe miqtë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *