Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 July 2026
Vizion fokus

Zjarret jashtë kontrollit në Spanjë, ushtria dhe qindra zjarrfikës...

Koncerti i Bad Bunny-t në Milano kthehet në kaos,...

Vrasja makabër në Indi, gruaja i futi gjarprin helmues...

Shpërthim me bombë gjatë natës në Kiev, të paktën...

Të shtëna me armë zjarri në Bushat

Humb jetën në një aksident tragjik gazetari Enrik Mehmeti

Ministri izraelit: Krokodilë rreth burgjeve për të penguar arratisjen...

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit...

Sulmet e Iranit në Jordani, vriten dy ushtarë amerikanë

Dita e 49-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Moldavia zbulon një komplot rus për ndërhyrje në zgjedhje

3 Tetor 19:55

Forcat pro-Kremlinit janë duke ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Moldavisë, duke paguar dhjetëra mijëra votues në një komplot të gjerë për të mos e lejuar Kishinjevin të lidhë marrëdhënie të ngushta me Bashkimin Evropian, thanë Policia dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit e Moldavisë.

Gjatë një konference më 3 tetor, kreu i Inspektoratit të Përgjithshëm të Policisë, Viorel Cernauteanu, dhe shefja e Prokurorisë Kundër Korrupsionit, Veronica Dragalin, thanë se vetëm gjatë muajit shtator më shumë se 15 milionë dollarë nga bankat ruse janë transferuar në llogaritë e më shumë se 130.000 qytetarëve moldavë.

Cernauteanu tha se policia ka kryer bastisje në 25 vende si pjesë e hetimit.
Dyshohet se komploti është organizuar nga Ihan Shor, një oligark në arrati i mbështetur nga Rusia, i cili është i përfshirë në një skemë mashtrimi bankar prej 1 miliard dollarësh dhe skema të tjera të paligjshme.

Ai ka organizuar muaj të tërë protestash në Kishinjev kundër Qeverisë properëndimore të presidentes moldave, Maia Sandu.

Sipas Cernauteanut, paratë janë futur në Moldavi përmes njerëzve të lidhur me Shorin.

“Po përballemi me një fenomen të paparë për Republikën e Moldavisë – financim dhe korrupsion, me synimin për ta prishur procesin zgjedhor”, tha Cernauteanu, duke shtuar se vendi Moldavia është në shënjestër të “sulmeve të drejtpërdrejta nga Federata Ruse”.

Sandu i ka cilësuar zgjedhjet e 20 tetorit si një test për politikat e saj proevropiane.

Zgjedhjet do të mbahen së bashku me një referendum për atë nëse Moldavia duhet të jetë në gjendje të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Sandu, e cila po e kërkon mandatin e dytë, e ka akuzuar Rusinë prej kohësh se po bën përpjekje për të rrëzuar Qeverinë e saj nëpërmjet metodave të ndryshme. Moska i ka mohuar këto pretendime.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar për planet e dyshuara ruse për të përdorur dezinformimin për të ndërhyrë në zgjedhjet në Moldavi, me qëllim për të penguar përparimin e rëndësishëm të Moldavisë në reforma.

Ministri i Jashtëm moldav, Mihai Popsoi, u shpreh i bindur në fillim të shtatorit se autoritetet dhe shoqëria moldave mund të garantojnë zgjedhje të qeta dhe demokratike, pavarësisht frikës nga ndërhyrja ruse.

“Ne po punojmë me elektoratin tonë, po zhvillojmë fushatë, duke shpjeguar rreziqet dhe kërcënimet me të cilat përballet Moldavia në një mjedis demokratik, në një hapësirë demokratike konkurruese, të cilën për fat të keq kandidatët prorusë nuk do të mund ta gëzonin në Rusi”, tha Popsoi për Radion Evropa e Lirë./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
komplot rus Moldavia Rusia

Nga e njëjta kategori

Zjarret jashtë kontrollit në Spanjë, ushtria dhe qindra zjarrfikës në betejë me flakët, qindra persona të evakuuar

më shumë...

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy të plagosur dërgohen te Trauma

më shumë...

Shkuan për kontroll, mbahen peng punonjësit e Tatimeve në resortin në Golem, arrestohen administratori dhe 4 punonjës (EMRAT)

më shumë...

E ngatërroi me kafshët e egra, plagoset me çifte një person në Bulqizë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:49

Zjarret jashtë kontrollit në Spanjë, ushtria dhe...

12:16

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit,...

12:05

Shkuan për kontroll, mbahen peng punonjësit e...

11:49

E ngatërroi me kafshët e egra, plagoset...

11:45

Ekzekutimi i Edmond Sulës në Bërxullë, Policia...

11:39

Lushnjë/ Kreu dy vjedhje dhe dogji një...

11:37

Përfshihet nga flakët një banesë në Stan-Karbunar,...

11:20

Koncerti i Bad Bunny-t në Milano kthehet...

11:01

Ish-drejtoresha e postës 340 herë në kazino...

10:26

Zbulohet bazë armësh në Manzë, arrestohet 20-vjeçari,...

10:13

Bie Facebook! Mijëra përdorues raportojnë ndërprerje të...

9:49

Rama publikon pamje nga Pogradeci, destinacioni liqenor...

9:39

Vrasja makabër në Indi, gruaja i futi...

9:12

Shpërthim me bombë gjatë natës në Kiev,...

8:55

Humbën orientimin në Malin e Çikës, pesë...

8:36

E diel me diell dhe temperatura të...

8:12

Horoskopi ditor, kush përfiton nga fati dhe...

10:37

Të shtëna me armë zjarri në Bushat

10:34

Tetë frutat me pak sheqer, që ndihmojnë...

10:17

Humb jetën në një aksident tragjik gazetari...

Më të klikuarat

  • Humb jetën në një aksident tragjik gazetari Enrik Mehmeti
  • 700 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale “u...
  • Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy të plagosur dërgohen...
  • Shkuan për kontroll, mbahen peng punonjësit e Tatimeve në re...
  • Europa në alarm nga moti ekstrem, zjarre dhe temperatura der...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.