Bota
Sulmet e Iranit në Jordani, vriten dy ushtarë amerikanë

Dy ushtarë amerikanë u vranë dhe një tjetër rezulton i zhdukur pas sulmeve iraniane me raketa balistike dhe dronë në Jordani të premten, thanë zyrtarët ushtarakë.
Sipas mediave të huaja, Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) tha se katër anëtarë të shërbimit amerikan u evakuuan për ndihmë mjekësore në spitalet në Jordani, dhe pasi kanë marrë ndihmën kanë dalë.
Reklamë
Sipas Centcom, të tjerë ushtarë që pësuan lëndime të lehta janë rikthyer në detyrë.
Ushtria e Jordanisë tha më parë se kishte kapur 10 raketa iraniane të qëlluara në hapësirën e saj ajrore gjatë natës, pa raportuar ndonjë dëm.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




