Modeli i famshëm Rick Genest është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Montreal, Kanada. Dyshime paraprake janë se 32-vjeçari ka vrarë veten.
Rick njihej si Zombie Boy për shkak të dy tatuazheve të kockave dhe organeve në të gjithë trupin e tij, duke përfshirë karakteristikat e kafkës në fytyrën e tij.

Rick u shfaq në videoklipin e Lady Gaga në këngën ‘Born This Way’ në vitin 2011.
Rick modeloi për dizanjuesin e modës franceze Thierry Mugler, u shfaq në Vogue Japan dhe ishte dikur imazhi i Rocawear të Jay-Z.
Trupi i tij u gjet gjashtë ditë para ditëlindjes së 33-të.





