Personeli mjekësor i urgjencës së Spitalit Rajonal në Lezhë ka refuzuar shpërblimin prej 5 mijë lekë të reja të akorduar nga qeveria për muajin mars.

 

Me argumentin se u ishte premtuar 500 euro dhe 1000 euro, bluzat e bardha firmosën një peticion ku i kërkuan qeverisë që shpërblimi i tyre të kalojë për familjet në nevojë.

 

Peticioni u firmos nga 26 mjekë e infermierë. Ata u shprehën të indinjuar për mungesën e vlerësimit ndërsa bënë me dije se do të vijojnë punën dhe se nuk do e ndërpresin atë.

 

Ndërkohë kryeministri Rama reagoi në një postim në “Tëitter” duke theksuar se të vetmit mjekë e infermierë që do të përfitojnë pagesen prej 1000 eurosh janë ata që shërbejnë në spitalet COVID.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *