Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi në daljen e saj të parë për mediat ka folur për objektivat që i ka vendosur vetes në krye të këtij dikasteri kaq të rëndësishëm.

 

Ajo deklaroi për “Quo Vadis” se programi qeverisë është fokusuar në arsim cilësor, gjithëpërfshirje, mirëqënie për nxënësit, si dhe mjedise më të përshtatshme.

 

E pyetur se si e vlerëson rolin e paraadhëses së saj, Besa Shahini, ajo tha se institucionet mësimore u përballen jo vetëm me pandeminë, por edhe me dëmet e tërmetit të 26 nëntorit. Sipas saj, këto dy tregues, Shahini arriti që t’i kapërcente me sukses.

 

“Unë mendoj që kriter vlerësimi nuk janë akuzat e opozitës por nga çfarë kam parë edhe tani që jam vetë në atë karrige znj.Shahini ia doli me sukses që sidomos gjatë periudhës së pandemisë ta mbyllë vitin shkollor me sukses dhe të pregatisë të gjithë terrenin për fillimin dhe mbarëvajtjen e këtij viti të rishkollor, kështu që këto janë dy tregues që unë mendoj që ajo i kapërceu me sukses, dhe të mos harrojmë që në momentin kur u mbyllën shkollat ishte një situatë e paprecedentë.”

 

Kushi vuri theksin edhe tek respektimi i masave anti-Aovid nëpër shkolla.

 

“Po, unë që në ditën e parë që kam marrë detyrën, kam vizituar shumë shkolla të vendit, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë, madje pjesa më e madhe e vizitave kanë qënë të papritura, jo për t’i kapur në befasi apo për të marrë masa, por për të parë realisht sesi zbatohen, dhe mund të them që nëpër shkolla masat anti Covid dhe rregullat zbatohen madje më mirë sesa nëpër institucione. Dmth maskat 1, distanca 2 dhe higjiena, këtu tek higjiena natyrisht që ka akoma, ne jemi të ndërgjegjshëm që ka probleme në shumë shkolla të vendit, në shumë zona rurale furnizimi me ujë nuk është në nivelet e dëshiruara por janë marrë masa në bashkëpunim edhe me organet e vetëqeverisjes vendore, me Bashkitë në mënyrë që shkollat të ndihmohen edhe aty ku nuk ka furnizim me ujë pa ndërprerje të pajisen me depozita apo diku janë hapur puse, pra janë marrë masa në mënyrë që të respektohen sa më shumë rregullat. E dimë që ka akoma probleme, jemi të ndërgjegjshëm.”

 

Kushi u shpreh mes të tjerash se ndërgjegjësimi i fëmijëve për të respektuar rregullat, nuk është detyrë vetëm e mësuesit apo drejtuesit të institucionit arsimore, por edhe e prindërve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *