Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 June 2026
Vizion fokus

Ukraina godet Moskën, dëmtohet një rafineri kyçe nafte, anulohen...

Rezoluta e PE, Balla: S’ka leje ndërtimi për Nartën...

Aksident në Elbasan, autobusi del nga rruga, shmanget përplasja...

Kontrolle në plazhet e jugut, Gonxhja: Tolerancë zero ndaj...

Protesta e qytetarëve, Rama: Rruga për në ferr është...

Debate në Kuvend, opozita vijon të bllokojë foltoren, ndërpritet...

Debat per protestat në Parlament, Berisha: Rama të japë...

Firmoset marrëveshja e paqes, Trump: Bombardime masive në Iran...

Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri nga dronët

“Sali qytetarët të kanë marrë sheshin”, Balla: Humbësi më...

Ministrja Koçiu në Stacionin e ri të Zjarrfikësve: Synojmë një standard të njëjtë kombëtar dhe një trupë të motivuar

15 Nëntor 14:57

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, zhvilloi një takim pune me trupën zjarrfikëse të Fierit, në Stacionin e ri të Zjarrfikësve, një prej modeleve më të mira në vend për infrastrukturën dhe shërbimin operativ.

Ky inspektim bëhet në kuadër të turit kombëtar të takimeve me të gjitha ekipet zjarrfikëse në bashkitë e vendit, për të evidentuar nevojat dhe për të forcuar kapacitetet e MZSH.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja Koçiu theksoi rëndësinë e ngritjes së standardeve të unifikuara në të gjitha bashkitë dhe krijimin e një trupe të motivuar e të trajnuar sipas protokolleve bashkëkohore

“Kemi nisur një tur takimesh me të gjithë ekipet zjarrfikës në të gjithë vendin. Stacioni zjarrfikës në Fier është model, si për infrastrukturën ashtu edhe për trupën. Fatkeqësisht, jo të gjitha bashkitë janë në këtë nivel dhe ky është objektivi ynë, t’i sjellim të gjitha në një standard të barabartë. Vera e kaluar tregoi sa e rëndësishme është që çdo qytetar të ketë njohuri bazike për veprimin në emergjencë dhe sa thelbësore janë investimet në bashkitë e vogla me kapacitete të kufizuara.

Kërkohet menaxhim i qëndërzuar, koordinim i të gjitha strukturave nga emergjencat civile, te urgjenca kombëtare mjekësore, Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura dhe një trupë zjarrfikësish e motivuar, e shpërblyer dhe e trajnuar sipas standardeve bashkëkohore. Ky stacion është shembull dhe ne do të vazhdojmë punën për të ngritur kapacitetet në të gjithë vendin. E rëndësishme është të dëgjojmë sugjerimet tuaja nga terreni, sepse ajo që bëni ju është frymëzim dhe meriton vëmendje të përditshme”, tha Koçiu.

Gjatë vizitës u inspektuan ambientet e reja, përfshirë kullën e stërvitjes, ndërsa u diskutua mbi nevojat për më shumë pajisje, trajnime të specializuara dhe një strukturë karriere më të qartë për zjarrfikësit.

Takimi u mbyll me angazhimin e përbashkët për të çuar përpara reformën e shërbimit zjarrfikës, duke e bërë atë më të fortë, më të koordinuar dhe më efikas.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Ministrja Koçiu Vizion Plus Zjarrefikese

Nga e njëjta kategori

Ukraina godet Moskën, dëmtohet një rafineri kyçe nafte, anulohen fluturimet në kryeqytetin rus

më shumë...

Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars sjell kthesë të madhe, për çfarë duhet të përgatitet secila shenjë

më shumë...

Rezoluta e PE, Balla: S’ka leje ndërtimi për Nartën pa vlerësimin e ndikimit në mjedis! Çfarë komenti dha për largimin e Koçekut nga PS

më shumë...

Aksident në Elbasan, autobusi del nga rruga, shmanget përplasja me pikën e karburantit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

2:04

Ukraina godet Moskën, dëmtohet një rafineri kyçe...

2:02

Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm...

1:57

Rezoluta e PE, Balla: S’ka leje ndërtimi...

1:44

Aksident në Elbasan, autobusi del nga rruga,...

1:41

Si t’i zhdukni njollat e yndyrnave lehtësisht...

1:29

Kishin kultivuar kanabis në Fushë Gjormë, një...

1:25

Cilat janë tre shenjat e Horoskopit që...

1:08

Kontrolle në plazhet e jugut, Gonxhja: Tolerancë...

1:07

Protesta e qytetarëve, Rama: Rruga për në...

12:58

Debate në Kuvend, opozita vijon të bllokojë...

12:57

Debat per protestat në Parlament, Berisha: Rama...

12:27

Firmoset marrëveshja e paqes, Trump: Bombardime masive...

12:13

Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike,...

12:06

Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri...

12:03

SPAK “zbarkon” në Devoll, kontrolle në banesën...

11:59

Mbante në banesë armë zjarri, krehra dhe...

11:51

Nuk lejohen kamerat në proceset gjyqësore, Televizionet...

11:29

“Sali qytetarët të kanë marrë sheshin”, Balla:...

11:15

Gjiknuri mohon akuzat: Do them ç’marrëveshje ke...

11:08

Kuvend/ Tensione për protestën, deputetët e PD-së...

Më të klikuarat

  • Berisha shkrin së qeshuri sallën e Kuvendit: Damian bëj be s...
  • Marjana Koçeku tha se është kërcënuar nga Bajrat, reagon avo...
  • “Marina Orikum”, porta e re e luksit dhe turizmit detar në M...
  • “Pesë persona me maska dhe rroba si të RENEA-s”, flet 55-vje...
  • Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona bien me motor në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.