Një ditë para rinisjes së mësimit nëpër shkolla, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka publikuar një video, ku shfaqen disa nxënës teksa përcjellin mesazhe sensibilizuese mbi masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kushi apelon fort që të vijohet me kujdes shumë të lartë në zbatimin e këtyre masave.

“Më këtë video ku me shumë dashuri përcillen mesazhet e nxënësve mbi rëndësinë e respektimit të rregullave anti-COVID, uroj çdo nxënës e mësues për një rifillim sa më të mbarë nesër të procesit mësimor dhe apeloj fort që të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm në zbatimin e tyre! Suksese e mbarësi të gjithëve”, shkruan Kushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *