Pak pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist, ministri i  brendshëm Fatmir Xhafaj shkoi në selinë e qeverisë ku u takua me kryeministrin Edi Rama.

 

Burimet bënë të ditur se biseda mes tyre zgjati rreth 45 minuta dhe kishte në qendër zhvillimet e fundit të diktuara nga akuzat e opozitës.

 

Por pas këtij takimi ministri i brendshëm Xhafaj së bashku dhe me kryeministrin Rama kanë mbërritur në zyrën e presidentit Ilir Meta. Mësohet se  kreu i shtetit ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Në fakt kjo ishte një mbledhje e paralajmëruar dy javë me parë. Zyrtarisht bëhet e ditur se janë diskutuar çështjet më sensitive sa i takon sigurisë kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *