Subscribe

2024 është viti i dytë që do të zbatohet reforma e pagave që ka ndërmarrë qeveria për ta bërë pagën mesatare në 900 euro. Ministri i Financave Ervin Mete, gjatë intervistës për emisionin E-ZONE në Vizon Plus shpjegoi se përfitues nga vera e këtij viti do të jenë kategoritë më të rëndësishme, një pjesë e pozicioneve  në pushtetin lokal dhe specialistët.

“Përfitues do të jenë punonjësit e policisë, arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes. Ata që kanë përfituar një vit më parë rritjen e plotë, këtë vit nuk do të përfitojnë më. Por disa funksione si specialistët që një vit më parë nuk kanë përfituar apo kanë përfituar rritje page prej  7%, këtë vit do të vijojnë me rritje page 20- 30% në varësi të pozicionit. Rritja mesatare e pagave gjatë këtij viti varion nga 10-30%” , tha ministri

Ministri sqaroi edhe  nëse do të rriten pagat e ministrave, deputetëve apo funksionarëve të lartë

“Këtë vit ministrat, deputetët, funksionarët e lartë nuk do të kenë më rritje page. Rritjen e përfituan një vit më parë”, sqaroi ministri Mete. 

Pavarësisht zbatimit të kësaj reforme, ministri tha se rritja e pagave nuk do të ndalet me rritjen e muajit korrik. Sipas tij rritja do të vijojë edhe  më tej në 2025./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *